Ish-Kongresmeni amerikan Joe DioGuardi ashtu sikur viteve tjera edhe sivjet do të flas në Kongres me dëshminë e tij për krizën politike në Maqedoni dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare, informon INA.
“Kriza politike në Maqedoni sa vjen e po merre kahje të vijës së konfliktit ndëretnik me përmasa të problemit të gjerë në Ballkan dhe rreth tij. Këto probleme janë krijuar nga qarqet politike maqedonase dhe në këtë udhëkryq, popullin etnik shqiptar në këto hapësira e kanë shpallë fjator kujdestar, në mëynrë që statusi ndaj tyre mos të ndryshojë me tiparet e njohura demokratike për shkallën e barazisë kombëtare në shtetformues, e jo pakicë kombëtare”, kështu thekson SHSHA në Çikago. Kjo shoqatë bënë thirrje publike për të gjitha shoqatat,organizatat kombëtare shqiptaro-amerikane kudo në Amerikë, që me 17 maj 2017 të bashkohen në aktivitetin e LQSHA-së(Joe DioGuardi) në dëshminë që do të mbahet në Washington me Kongresmenë dhe Senatorë përkitazi me gjendjen aktuale në Maqedoni.
“Aktualiteti politik karshi krizës në Maqedoni, ka rritur interesimin e shtetit amerikan që mos të lejojë skenarët e jashtëm të dirigjuar nga Rusia dhe Serbia,për ndezjen e zjarrit në Ballkan që ndër vite shpeshherë është bërë arenë e konflikteve në mes popujve të kësaj pjese të Evropës”, thuhet në këtë thirrje publike të SHSHA-së në Çikago. (Skënder Karaçica/INA)