Sot, në orën 11, në Gjykatën Themelore Shkup 1, do të mbahet seancë publike për “aktakuzën” për “Lagjen e Trimave”.
Prokurori që ka ndërmarr rastin duhet të paraqes aktakuzën para Këshillit të gjyqtarëve, të cilët duhet të vendosin se a ka ose jo bazë që rasti të shkoj në seancë kryesore.
Me qëndrimet e tyre për aktakuzën duhet të dal edhe pala mbrojtëse.
Pritet që masat e sigurisë të jenë në gatishmëri të lartë. Nuk do të lejohet parkim afër gjykatave dhe do të ketë numër të lartë të forcave policore. (alsat)