Doktori politikan, drejtor i Izet Mexhitit, mahnit botën me “studimin e tij klinik”, politik

MemediDoktori politikan, drejtor i Izet Mexhitit, mahnit botën me “studimin e tij klinik”, politik, duke njoftuar opinionin se ka ulur për tre herë vdekshmërinë e fëmijëve për vetëm katër muaj, prej kur është emëruar drejtor i klinikës per semundje të fëmijëve në Shkup.

 

Studimet klinike, për të cilët mjeksisë së zhvilluar perëndimore i duhen 3 deri në 10 vite, për të dhënë rezultate të besueshme që ndihmojnë në hartimin e politikave dhe përmirësimin e shëndetit të fëmijëve, doktori sharlatan i bëri vetëm për 4 muaj, duke arritur rezultate “të mahnitshme”.

Mjekësisë së zhvilluar perëndimore, e cila për fat të keq nuk ka ministra të shëndetësisë si Arben Taravari dhe politikanë si Izet Mexhiti, i duhen disa muaj deri një vit vetëm për fazën e përgatitjes dhe planifikimit… plus 2-5 vjet për mbledhjen e të dhënave klinike (monitorimi i popullatës së fëmijëve, identifikimi i faktorëve që ndikojnë në vdekshmëri)… plus dy vite për analiza statistikore dhe publikimin…

Por doktorit i mjaftuan vetëm 4 muaj si drejtor, për të bërë çudira! Imagjinoni po të bëhej ministër…! Afrim Fanda

 

Memedi: Nga periudha që jam emëruar drejtor është ulur për tre herë numri i vdekjeve të fëmijëve

Drejtori i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, Rexhep Memedi, përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka thënë se informacionet që rrjedhin jozyrtarisht nga Klinika e Fëmijëve shpesh kanë tendencë politike dhe për informatorët nuk ka rëndësi jeta e fëmijëve por karrigia e drejtorit. Kjo pason pas tre vdekje në një periudhë kohore në Klinikë.

Memedi ka publikuar një tabelë me shkallën e vdekshmërisë në Klinikën e Fëmijëve në vitet e fundit, e cila sipas tij ishte tre herë më e lartë krahasuar me këtë vit. Sipas drejtorit, në muaj ka pasur mesatarisht 9 vdekje.

Në këtë tabelë qartë është e dukshme se në vitet e kaluara, kur në pushtet dihet kush ka qenë- vdekshmëria në Klinikën e fëmijëve ka qenë deri edhe 3 herë më e lartë në krahasim me këtë vit! Ka pasur mesatarisht deri 9 vdekje në muaj!

Për këto informacione zyrtare dhe të tjera, javën e ardhshme do ta njoftoj opnionin përmes mediave elektronike, në Pres konferencë.

Në këto 4 muaj, sa jam u.d drejtor i Klinikës Univerzitare për sëmundje të fëmijëve, gjatë skanimit të gjendjes në Klinikë kam hasur në shumë probleme të shtresuara me vite të tëra e të pazgjidhura! Disa prej tyre janë defekte me rrezik të lartë, të cilat i kemi adresu me urgjencë dhe tani jemi në fazën e sanimit të tyre.

Opinioni do të jetë i informuar me kohë për të gjitha punimet që jemi duke realizuar në Klinikën e fëmijëve, shkruan Memedi në profilin e tij në Facebook. /Almakos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>