Dokumenti, si u korruptuan Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi me 5 mln €

aliu-musa-buckovskiNjë aferë e madhe korruptive, e cila u trajtua nga Gjykata e New Yorkut ka prekur rëndë drejtuesit më të lartë të partisë shqiptare në qeverinë e Maqedonisë, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i ngushtë, Musa Xhaferi, njëherësh zëvendëskryeministër për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro nga “Magjar Telekom.

Ish-shefi i policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish-këshilltari i Qeverisë, Sllobodan Bogoevski, në dëshminë e tij dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së saj motër, “Telekomi i Maqedonisë”, në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet, në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontrovers grek, Dimitris Kondominas.

Para gjykatës së New Yorkut, Bogoevski ka folur për ryshfetin e marrë nga partnerët shqiptarë të qeverisë së vitit 2005­2006, të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre.

dokumenti-BDINë transkriptin e publikuar në 166 faqe, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh., se në më shumë raste, me ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë ryshfet në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh). I pyetur nëse i njeh personat me inicialet A.A. dhe M.Xh., Bogoevski thotë se ata janë Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi dhe sipas tij paratë u janë dhënë për t’i korruptuar zyrtarët shqiptarë. /Shekulli Online/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>