Drejtoresha e infektuar me coronavirus gjatë fundjavës ka mbajtur ligjërata para kolegëve të saj

klinika-shkupDrejtoresa e Klinikës për Dermatologji, Nina Caca Biljanovska, para dy ditëve gjegjësisht të shtunën, ka qenë e pranishme në seksionin në të cilin kanë marrë pjesë qindra dermatologë dhe ka mbajtur ligjërata para tyre në një restorant në Shkup.

Kolegët në klinikë janë në panik, pasi në këtë ngjarje dhe në punën e saj të përditshme, ajo ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët dhe me pacientët që i ka kontrolluar dhe udhëhequr.

Drejtoresha e klinikës sipas “A1on”, nuk ka treguar se ka qenë në Itali, por këtë e kanë bërë kolegët e saj, pasi i kanë vërejtur simptomat e virusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në ndërkohë Klinika për Dermatologji është mbyllur, personeli mjekësor është në izolim, ndërsa pacientët me të cilët është vlerësuar se ajo ka pasur punë, janë në izolim shtëpiak.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot në konferencë për shtyp tha se do të ketë dënime të ashpra për ata që nuk i respektojnë rekomandimet për mbrojtje nga coronavirus, sidomos nëse bëhet fjalë për mjekë.

Ndryshe, infektimi i drejtoreshës së Klinikës për Dermatologji është rasti i katërt në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rasti i parë që u regjistrua sipas ministrit të Shëndetësisë, është shëruar dhe pritet të lëshohet nga spitali. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>