Dy tenderë 200 mijë euro për analizën për Marrëveshjen e Ohrit, ku shkuan paratë !?

musaDy tenderë nga 100 mijë euro i ka përfituar një kompani e njejtë për përpunimin e një analize cilësore të implementimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Por edhe pse analiza e parë ishte realizuar dy vite më parë, asnjëherë nuk u bë e ditur se sa është implementuar Marrëveshja e Ohrit dhe sa shqiptarë janë të përfaqësuar në administratën shtetërore.

Tenderët nga 100 mijë euro të firmosur nga Musa Xhaferri i ka fituar firma e njejtë  Tag Communications, pronar i së cilës është Gazmend Ajdini, i njohur më parë si gazetar.

Ai përveç këtyre tenderëve është i punësuar në Agjencinë për Komunikime Elektronike, gjegjësisht në bordin drejtues.

Ajdini sipas Telma ka deklaruar se angazhimi i tij ka të bëjë me përkrahjen teknike të analizës dhe përkujdesjen për angazhimin e profesorëve, ekspertëve, organizimin e press konferencave, prezantimeve, tribunave dhe hulumtimeve të ndryshme.

Ndërkohë, që përveç një konference me disa ekspertë të ngjajshëm asnjëherë nuk u bë e qartë se çfarë ishte shpenzuar për analizën për të cilën shkuan 100 mijë euro.

Kontrata e parë është firmosur në vitin 2013 dhe se është realizuar një vit më vonë. Ndërsa kontrata e dytë është firmosur më 15 gusht të këtij viti dhe duhet të përfundoj në vitin 2016.

Nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit kanë theksuar se analiza do të bëhet publike në dhjetor të këtij viti. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>