Në Shkup dhe Manastir për sot janë paralajmëruar protesta me moton kundër dhunës policore.
Këto protesta janë caktuar në të njejtën kohë në ora 18.00, ashtu siç kishte nisur protesta e mbrëmshme para Qeverisë. Aleksandar Neshkovski, vëllai i të riut të vrarë katër vite më parë Martin Neshkovski deklaroi se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
“Kërkesat tona janë që të ndiqet penalisht ky pushtet jolegjitim, dhe jo vetëm të jap dorëheqje. Të ketë përgjegjësi komanduese në MPB dhe të ndiqen penalisht për krimet e bëra”, deklaroi Neshovski. Edhe këshilli organizativ në Manastir ka bërë thirrje për përkrahje masive të qytetarëve. (INA)