Eh të ishte kaq e parrezikshme kjo lojë e Albin Kurtit!

kurtiPër fat të keq, relativizimi me të cilin ai tenton të mbulojë problemin, nuk shmang rrezikun nga islami politik që vazhdon të vijë në paketë me financimet e Erdoganit, që Albini i gjykon si “të arsyeshme dhe të domosdoshme për kohën dhe rrethanat”.

 

E vërteta është se shqiptarët nuk kishin të bënin me “paradë” feshë, “që vinin e shkonin”, por ishte keqperdorimi i fese që erdhi me dhunë, bashkë me pushtuesit osman, dhe vazhdon të keqperdoret edhe sot me “kalin e Trojës” dhuratë nga pushtuesit neootoman.

Hakan FidanSepse për fat të keq, financimet dhe dhuratat e Erdoganit sjellin xhamitë “kazerma” të menaxhuara nga Diyaneti për Çështje Fetare të Truqisë, me ekstraterritorialitet në qendër të Tiranës dhe Prishtinës, duke anashkaluar Komunitetet Muslimane të shqiptarëve… Sjellin “fenë e Erdoganit” për të luftuar “fenë e Gjylenit”… u sjellin shqiptarëve në ish IRJM partitë e Islamit Politik të jeniçerëve erdoganistë në koalicion me LVV, për t’i përfaqësuar ata në parlamentin dhe qeverinë e ish IRJM… sjellin ish drejtuesin e MIT-it turk dhe kryediplomatin turk Hakan Fidan, i cili në mes të Kosovës, Prizrenin, seline e Lidhjes së Prizrenit, e deklaron si “dëshmi e prezencës 600 vjeçare turke në Ballkan”…

Afrim Fanda

 

Në lidhje me këtë temë mund të lexoni edhe dy shkrimet e Arbën Xhaferit (Pasojat e Akraballëkut 2007 dhe Sfida Osmane 2009) i cili paralajmëroi mbi rrezikun që u kanoset shqiptarëve nga përdorimi i islamit në politikë:

 

https://lajmet.com/maqedonia/aktualle-ne-ash-te-dy-krahet-thiren-ne-arben-xhaferin-po-cka-shkruajti-arben-xhaferi-ne-vitin-2007-dhe-2009/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>