EKSKLUZIVE: E vërteta e luftës së Kumanovës, ja çka shkruan Komandant Malisheva nga burgu i Prilepit?

Komandant malishevaKomandant Malisheva: Dikush na tradhtoi në Kumanovë!

Gazeta Bota sot, për herë të parë boton letrën ekskluzive të Muhamet Krasniqit- Komandant Malishevës për luftimet në Kumanovë.

Cili ishte ideali I ish-ushtarëve të UÇK-së që morën armët dhe u nisën për në Kumanovë?

Ku janë takuar dhe si kanë bërë plane për të nisur konfliktin në Maqedoni?

Me cilët dilpomatë amerikanë është takuar Beg Rizaj e Mirsad Ndrecaj para se të shpërthente konflikit në Maqedoni?

Cila ka qenë kërkesa e amerikanëve për grupin e Beg Rizajt e Mirsad Ndrecajt? A u bindën amerikanët se ky grup nuk kishte lidhje me ISIS-in?

Sa orë para konfliktit Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë takuar më agjentët e sigurimit shtetëror maqedonas?

Sa orë ka zgjatur takimi i Rizajt e Ndrecajt me agjentët maqedonas dhe kush e ka inçezuar këtë bisedë?

Çka ka biseduar Mirsad Ndrecaj me Ali Ahmetin përmes telefonit?

Sa shqiptarë të Maqedonisë e sa të Kosovës morën pjesë në luftimet në Kumanovë?

Si arritën të largohen nga luftimet shqiptarët e Maqedonisë dhe si u zunë në grackë luftëtarët nga Kosova?

A u tradhëtua grupi i Kumanovës dhe kush e shiti idealin për lirinë e shqiptarëve të Maqedonisë?

Pse shteti i Kosovës nuk po bën asgjë për shqiptarët e arrestuar për rastin e Kumanovës, që po gjykohen në Maqedoni.

Për të gjitha këto dhe mjaft detaje të tjera, lexojeni letrën e Muhamet Krasniqit të cilën e ka siguruar gazetën Bota Sot, dhe kuptojeni të vërtetën e konfliktit në Maqedoni…

Konflikti që nisi në mëngjesin e hershëm të 9 majit të vitit 2015 përveç se la të vrarë 10 shqiptarë, të arrestuar mbetën edhe 28 luftëtarë të tjerë, kryesisht nga Republika e Kosovës.

Konflikti i armatosur në Kumanovë edhe më tutje vazhdon të mbetet një mister i përgjakshëm për shqiptarët jo vetëm në Maqedoni por edhe në Kosovë. Gjatë këtij konflikti por edhe pas përfundimit të tij, në opinion dhe në medie u lansuan interpretime të ndryshme, për prapavijën e këtij konflikti, për udhëheqësit dhe luftëtarët që morën pjesë në këtë konflikt dhe për pasojat e luftimeve në Kumanovë.

Në të gjitha këto reagime, më të viktimizuar u trajtuan ata që u vranë dhe ata që u arrestuan nga policia maqedonse. Të vrarët u varrosën dhe pothuaja u harruan ndërkaq të arrestuarit po vazhdojnë të mbahen prapa grilave të burgjeve në Maqedoni duke u trajtuar në fillim me metoda mizore, në ndërkohë që Prokuria e shteti e Maqedonisë tashmë ka ngritur aktakuzë kundër 28 të arrestuarve të akuzuar për terrorizëm kundër shtetit maqedon.

Atje, në burgjet e Maqedonisë, në burgun e Shutkës, dhe në burgun e Prilepit dhe Manastirit po mbahen këta shqiptarë të arrestuar:

Enver Klain, qytetarë i Kosovës njëkohësisht shtetas i Gjermanisë

Landrit Rustemi, i lindur më 24 janar 1991, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës

Refki Dogani

Hjarush Avdia, i lindur më 20 janar 1974, me vendbanim në Gjakovë, Republika e Kosovës

Betim Kabashi, i lindur më 4 janar viti 1992, me vendbanim në Prizren, Republika e Kosovës

Shefqet Hallaqi, i lindur më 31 korrik viti 1981, me vendbanim ne adresën “Edin Duraku”, numër 134, Prizren Republika e Kosovës

Bek Bajra, i lindur më 16 shtator viti 1979, me vendbanim në Gjilan, Republika e Kosovës

Fatmir Reçica, i lindur më 01 maj 1986, me vendbanim në Lipjan, Republika e Kosovës

Fadil Elshani, i lindur më 6 nëntor viti 1975, me vendbanim në adresën “Zhavid Sula”, Suharekë, Republika e Kosovës
Ardian Bujari i lindur me 16 dhjetorë 1975, Duhël pn, në Suharekë

Esat Kafexholli, i lindur më 25 mars të vitit 1985, me adesë në Belanica, Malishevë, Republika e Kosovës

Lirim Krasniqi, i lindur më 10 shtator të vitit 1989, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës

Valdet Zekaj, i lindur më 9 korrik të vitit 1978, më vendbanim në adresën “Maria Shllaku” nr.49, Pejë, Republika e Kosovës

Mirsad Qerimi, I lindur më 25 nëntor rë vitit 1986, me vendbanim në adresën “Muharem Fejza”, nr.15, Prishtinë, Republika e Kosovës

Demë Shehu, i lindur më 20 prill të vitit 1980, me adresë në Deçan –Junik, Republika e Kosovës

Sami Ukshini, i lindur më 15 tetor të vitit 1967, me vendbanim në adresën Nënë Tereza pn, Republika e Kosovës

Genci Sefa- i cili është nga Lushnja por ka shtetësi të Koosvës i lindur më 18 prill të vitit 1973, me vendbanim në Ferizaj, Republika e Kosovës

Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill të vitit 1970, me vendbanim në adresën “Sali Nevica”, numër 14, Prishtinë, Republika e Kosovës

Bajram Elshani, i lindur më 15 korrik të vitit 1987, me vendbanim në Suharekë, Republika e Kosovës

Cila është e vërteta e luftimeve në Kumanovë, rrëfim ekskluziv i Komandant Malishevës – Muhamet Krasniqit – Andit
Muhamet (Andi) Krasniqi i njohur si Komandant Malisheva ka marrë pjesë në të gjitha luftimet në uniformë të UÇK-së. 14 vjet më parë ka luftuar edhe në Maqedoni.

Kur është arritur Marrëveshja e Ohrit, ka zhveshur uniformën e UÇK-së dhe i është kthyer familjes, punës, biznesit. Ka krijuar familje…

Por ai dhe bashkëluftëtarët e tjerë të UÇK-së në Kosovë e në Maqedoni, janë ndjerë të indinjaur nga zhvillimet në Maqedoni, përkatësisht nga mospërmbushja e Marrëveshjes së Ohrit dhe nga diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni në të gjitha sferat e jetës. Muhameti dhe bashkëluftëtarët e ndjeheshin të zhgënjyer më kastën politike shqiptarë në Maqedoni. Disa herë kishin shprehur revoltën e tyre në takime me politikajt shqiptarë të Maqedonisë por asnjëherë nuk ishin përmbushur kërkesat e tyre.

Një ditë, durimit të tyre u erdhi fundi. Të gjitha rrugët i qonin drejt armëve…

Liria u kërkonte edhe një sfidë…Kumanova ishte caku dhe qëllimi i tyre. Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi, i lindur më 10 prill të vitit 1970, me vendbanim në adresën “Sali Nevica”, numër 14, Prishtinë, Republika e Kosovës, ishte në kontakt të përhershëm me Mirsad Ndrecaj – 1979 Beg Rizaj – 1977 si dhe me mikun e tij (vëllain e bashkëshortes) Arben Rexhajn.

Një ditë, në javën e parë të majit të vitit 2015, Muhamet Krasniqi ishte larguar “për pak ditë nga Kosova”. Një miku dhe bashkëpunëtori të tij i kishte dhënë telefonin dhe dokumentet e identifikimit që t’ia sillte në shtëpi. Bashkë me mikun e tij Arben Rexhajn dhe 28 luftëtarët e tjerë ia kishte mësyrë Kumanovës…

Atje Arben Rexhaj dhe 9 bashkëluftëtarët e tjerë gjetën vdekjen….u vranë në dyluftime me Njësitë Speciale të policisë maqedonas.

Atje, u arrestuan Muhamet Krasniqi dhe 18 bashkëluftëtarët e tjerë.

Muhamet Krasniqi sot gjendet në vuajtje të dënimit në burgun e Prilepit. Atje po pret të fillojë gjykimi dhe ta thotë të vërtetën e konfliktit në Kumanovë.

Por ai prej atje ka shkruar një letër për opinion shqiptar kudo që është dhe ku do që jeton.

Në këtë letër, origjinalin e të cilit e ka siguruar gazeta Bota sot, Muhamet Krasniqi shkruan për motivet që e shtynë të marrë përsëri armët në dorë, luftimet me Njësinë speciale maqedonase, tradhëtia që ua bë këtyre luftëtarëve, drejtësia e munguar dhe mungesa e përkrahjes institucionale jo vetëm nga lidershipi shqiptar në Maqedoni por edhe ai në Kosovë.

Muhamet Krasniqi dhe 18 bashkëluftëtarët e tjerë ndjehen të harruar, të injoruar, të zhgënjyer.
Lexojeni letrën e Muhamet Krasniqit të cilën e ka siguruar gazeta Bota sot, dhe kuptojeni të vërtetën e konfliktit në Maqedoni…/Bota sot

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>