“EULEX” do të zbarkojë në Maqedoni, do të dridh skenën politike

eulexBashkimi Evropian po shqyrton dërgimin e një misioni evropian për drejtësi dhe polici në Maqedoni, me një mandat më të gjërë se misioni “EULEX” në Kosovë.

Burime pranë Bashkimit Evropian në Bruksel theksuan për INA se nuk përjashtohet mundësia e dërgimt të një misioni mbikqyrës dhe asistues në sistemin e drejtësisë dhe policisë në Maqedoni, pasi që parashikimet se vendi do të shkojë drejt një krize më të thellë dhe kaosi institucional.

“Pas rrënimit të sistemit të drejtësisë dhe policisë dhe partizimit të skajshëm, që ka ndikuar në humbjen e besueshmërisë tek qytetarët, është i pashmangshëm një misioni i tillë që do të jetë bartës i reformave. Deri tani kemi sinjale pozitive nga disa faktorë politik dhe kanë sugjeruar një mision të tillë. Por nga ana tjetër ka një rezistencë të theksuar nga struktura politike që kanë kapur sistemin dhe institucionet, që janë të zhytur në krim”, theksoi për INA, një diplomat i BE-së në Bruksel.

Misioni do të jetë i përqëndruar edhe tek Prokuroria Speciale, me ç’rast do të jetë një suport i fuqishëm për këtë institucion të sapothemeluar dhe që po përballet me barriera të ndryshme nga struktura të pushteteve aktuale në Shkup, që janë të ndërlidhur me aferën e përgjimeve.

Gjithçka do të bëhet e qartë për këtë mision pas vizitës së eurokomisionerit Johannes Hahn muajin e ardhshëm në Shkup, ku do të vlerësohet dhe skanohet kriza politike dhe mundësitë që vendi të shkojë ose jo në zgjedhje, që sipas pushtetit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE duhet të jenë më 24 prill. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>