Maqedonia e Veriut ka rrymën më të shtrenjtë për amvisëritë në rajon
Sipas të dhënave të Eurostat-it për vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut ka rrymën më të shtrenjtë për amvisëritë në rajon, me çmim mesatar prej 6,08 denarë për kilovat/orë.
Menjëherë pas saj janë Shqipëria dhe Mali i Zi me çmim mbi 5,5 denarë, ndërsa Kosova me çmimin më të ulët – 4,05 denarë, që është gati 34% më lirë se te ne.