Familja Osmani, përgënjeshtron MPB-në

BrezeFamiljarët e Sulejman Osmanit, hedhin poshtë çdo lidhje me armatimin që policia njoftoi se ka gjetur në shtëpinë e tyre në Brezë. Djali i Sulejmanit, Qani Osmani thotë se shtëpia në Brezë ka qenë e boshatisur dhe aty s’ka banuar askush, pasi e gjithë familja, prej disa vitesh, është zhvendosur në fshatin Bërnjarc të Haraçinës. Për armatimin e gjetur në shtëpinë e tyre në Brezë, familja Osmani thotë se kanë dëgjuar në lajme, ndërsa dyshon se policia vetë mund ta ketë vendosur vetë armatimin, duke e quajtur këtë një rast të montuar.

“Dje kanë qenë, na kanë kontrolluar. E dinë që kemi qenë në Bërnjanc, krejt familja, në Brezë nuk ka qenë askush. Kanë dalë, çfarë kanë mundur të bëjnë ata vetë, kanë qenë vetëm policia, krejt shtëpia e rethekuar, çfarë kanë mundur kanë bërë vetë ne nuk kemi qenë aty, asnjë familje s’ka qenë. E akuzojnë babain tim vetëm pse është pronar I shtëpisë. Na montojnë, janë munduar 2-3 herë të na montojnë, na kanë montuar vitin e kaluar, kjo është hera e katërt që na montojnë”, deklaroi Qani Osmani, djali i Sulejman Osmanit.

Edhe djali tjetër i familjes Osmani, Fasliu dhe bashkëshortja e tij Zahide Osmani, thonë se nuk kanë qenë në dijeni të arsyes së bastisjes dhe as nëse policia ka gjetur diçka në shtëpitë e tyre. Ata thonë vetëm se policia gjatë bastisjes kishte gjuajtur edhe në drejtim të njërit nga djemve të kësaj familje, i cili ishte larguar nga vendi pasi kishte dëgjuar fillimisht të shtënat në ajër. E ëma akuzon policinë se sipas saj ka tentuar që të vendosë armatim në shtëpi.

“Kam qenë me bagëti, i kam sjellë këtu. Kanë ardhur në ora 1 e gjysmë, kanë qenë dy fqinj, i kanë marrë, vëllai ka dalë ka ikur se është frikësuar. Kanë gjuajtur në ajër pastaj kanë gjuajtur ka këmbët edhe kanë bastisur nëpër shtëpia, tek shtëpia tjetër, te bagëtia. Unë kisha dalë më herët, kanë pyetur se ku jam. Unë kisha dalë, se kam ditur që do të kontrollojnë. Me ndejt s’mundesh me ndejt se vijnë të marrin, me ik bëhen të dyshimtë pse ka ikur dhe montojnë. S’dijmë çka me bë”, tha Fazli Osmani, banor.

“Sa hëngrëm bukë. Kur e pamë që na kanë rrethuar, ne u tutëm, fëmijët qajtën. Djemtë ishin t bagëtia, ata duke dalë policët gjuajtën dhe atëherë fëmijët u trishtuan dhe alivanosën. Nuk e dijmë çfarë kërkojnë, për pak do të na montonin te teshat, unë ua zura në grusht fishekët. Ku e i çfarë kërkojnë, as s’dihet pse i kërkojnë, këta s’kanë bërë kurrë asgjë”, u shpreh Zahide Osmani, nëna e Fazli Osmanit.

Familjarët e Osmani dyshojnë ndaj gjithë aksionit dhe rastit në fjalë, pasi siç thonë ata, kjo nuk është hera e parë që bastisen. Shtëpitë e tyre kanë qenë disa herë në shënjestër të policisë, ndërsa akuzojnë se vetëm para një muaji policia ka shtënë edhe në drejtim të shtëpisë.

“Nuk është hera e parë kjo. Qe katër herë që ndodh. Para një muaj gjuajtën askush s’ka marrë masa, as prej policisë as prej partive”, u shpreh Fasli Osmani, banor.

“Para një muaj na gjuajtën dhe ku ta di, vetëm duan të na zhdukin prej këtu”, u shpreh Zahide Osmani, nëna e Fasli Osmanit.

“Një herë më parë kanë ra, këtu kanë gjuajtur. Jankullovska na ka gjuajtur, ja këtu nishanet ende janë, në ora 11 para një muaji. Këto shikojnë vetëm të bëjnë manipulime, me na shti më thellë, me na hedh fajin neve. Ne kur të bëhemi terroristë, siç na quajnë ata, nuk mund të na gjuajnë këtu, ne do të jemi atëherë atje ku duhet me qenë. Mirëpo, ne jemi tu ndejt qetë, duam paqe, duam të shkojmë në Evropë”,  deklaroi Elham Osmani, kushëri i Fasli Osmanit.

Fasli Osmani dhe nëna e tij thonë se pas çdo kontrolli të kryer në shtëpitë e tyre, policët kanë dalë duar bosh dhe nuk gjetur asgjë të dyshimtë. Ata hedhin poshtë kategorikisht çdo lidhje me veprimtari kriminele ose të armatosur, sikurse rasti i Gushincës.  Arben Zeqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>