Filipçe jep detaje për gjendjen shëndetësore të pacientëve me coronavirus

Venko-FilipceMinistri i Shëndetësisë, Venko Filipçe konfirmoi se 24 orët e kaluara në dy testet e fundit kontrollues negativ kanë rezultuar gjithsej 42 pacientë.

Ministri gjithashtu konfirmoi se kanë ndërruar jetë edhe gjashtë pacientë nga Llabunishta, Kumanova, Prilepi, Velesi.

Ministri informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë vërtetuar 54 raste të reja me Covid-19.  Sipas qyteteve: Shkupi 13, Kumanova 25, Shtipi 1, Prilepi 10, Tetova 1, Velesi 2, Gostivari 1 dhe Kërçova 1”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Ai tha se një punonjës në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve është pozitiv me coronavirus, dhe se atje gjithçka është vendosur nën kontroll.

Filipçe gjithashtu informoi se të dyja foshnjat të diagnostikuar me Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>