Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Europian, Johannes Hahn, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave dhe sulmeve nga ana e mediave maqedonase.
Në numrin e saj të fundit revista “Fokus” sjell një hulumtim ku përmend lidhjet e biznesit që ka Hahn me Maqedoninë.
“Pa marrë parasysh se cili është roli në negociata i komisionarit Hahn, i cili është aksionar në një kompani austriake që ka ndërtuar objekte në projektin “Shkupi 2014″, është fakt se Gruevski me mjeshtëri po eskivon gjitha apelet për verifikimi të krimit që shpalosin “bombat”.
“A munden SHBA-të ta prejnë Nyjën e Gordit në skenën politike?”, shkruan revista “Fokus”. (alsat)