Bashkësia ndërkombëtare po përgadit listën e zezë për 60 personalitete publike të Maqedonisë.
Sipas portalit Svedok, bëhet fjalë për politikanë, biznesmenë dhe persona të lidhur me biznese të dyshimta dhe me llogari të dyshimta bankare jashtë vendit.
Sipas këtij portali, institucione përkatëse, të tilla si Prokuroria Speciale, bankave dhe institucioneve të tjera financiare janë të detyruar të komunikojnë dhe të shkëmbejnë të dhëna me homologët e tyre evropianë dhe të SHBA për të dërguar të dhënat mbi pronën dhe llogaritë e personave që janë të dyshuar, me pastrimin e parave apo trafikimin e armëve dhe drogës.
Në mesin e 60 personave të parë janë edhe emra të panjohur të personave për publikun, por që kanë shërbyer për realizimin e transaksioneve sekrete dhe që kanë emrat e tyre si drejtues të kompanive të dyshimta.(INA)