Georgievski: Nuk pres negociata me BE në katër vitet e ardhshme

Ljubpco-GeorgievskiIsh-kryeministri dhe lider aktual i OBRM-Popullore, Ljubço Georgievski, ka komentuar deklaratën e djeshme të kryeministrit Hristijan Mickoski për rrugën evropiane të Maqedonisë. Georgievski shkurt tha se nuk pret asgjë të re në katër vitet e ardhshme.

 

“Qeveria kishte një plan në tre faza për të bindur Brukselin për të vërtetën e saj? Me fjalë të tjera, asgjë nga negociatat me Bashkimin Evropian në katër vitet e ardhshme”, njoftoi Georgievski në rrjetet sociale.

Mickoski edhe dje ka theksuar se është optimist dhe se lufta për përparimin e Maqedonisë në rrugën evropiane do të vazhdojë.

 

Sipas Mickoskit, në BE është një ekip i ri që dalëngadalë po i njehë problemet, ndërsa Qeveria do të vazhdojë të luftojë sepse Maqedonia ka të drejtë dhe duhet të zbulohet e vërteta e vërtetë.

Telegrafi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>