Në 24 orët e fundit nëpër qendrat covid nëpër spitale, raportohet se gjithsej 751 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për covid-19 po trajtohen.
Siç njofton Ministria e Shëndetësisë në bazë të të dhënave që i arrijnë nga qendrat, në baza ditore,77 pacientë janë të shtruar në spitalin e Manastirit. 55 pacientë në spitalin e Shtipit. Në Tetovë ka 31 pacientë, në Veles 62 pacientë dhe në Kumanovë 104 pacientë . Në Ohër ka 92 pacientë, në Prilep 119, në Gostivar 35 , dhe në Strugë 20 pacientë. 45 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 9 në Kocani, 10 në Kërçovë, 72 në Kavadarci dhe 20 në Gjevgjeli.
Numrat ndryshojnë nga ora në orë, sipas pranimeve dhe lëshimit të pacientëve.
Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për covid-19 që trajtohen në departamentet infektive në Shkup dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1329 dhe ka rreth 300 shtretër të lirë.