“Gjuha shqipe e barabartë me maqedonishten”! Taravari premtoi, por Mickoski tha se nuk është biseduar

taravari-mickoGjuha shqipe do të bëhet e barabartë me maqedonishten. Kështu premtoi Kryetari i ASh-së Arben Taravari në DailyClick, sipas të cilit gjuha shqipe do të bëhet zyrtare brenda mandatit 4 vjecar.

 

“Në këtë mandat, këto 4 vjet, gjuha shqipe do të qëndrojë në kushtetutë jo si 20%, por gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe. Besoj se në këtë mandat”, tha Arben Taravari.
-Në tërë territorin e Maqedonisë?
“Gjuhë zyrtare në Maqedoni do të jenë gjuha maqedonase dhe jo gjuha e 20%-shit e atyre që jetojnë në Maqedoni, por gjuha shqipe”, deklaroi ai.

Pyetëm kryeministrin Mickoski se a është e mundur kjo gjë të ndodh, ndërsa ai u përgjgj.
“Nuk ka pasur bisedime të tilla”, tha Mickoski.
Ndryshe tema për gjuhën shqipe u hap pasi gjykata kushtetuese mbajti seancë pas iniciativave për abrogimin e disa neneve të ligjit për gjuhët. Gjithsej janë 13 iniciativa të ndryshme të partive politike maqedonase, organizatave joqeveritare madje edhe të individëve. Seanca e kushtetueses u shty për në muajin mars.

tv21

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>