Lirohen nga akuzat ish-ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, ish-kryetari I Kuvendit Trajko Veljanoski, si dhe ish-drejtorin e DSK-së Vladimir Atanasovski! Tani mbeti vetëm edhe Nikolla Gruevski të amnistohet.
Gjykata Themelore Penale sot në bazë të një mendimi të Prokurorisë Publike për zbatimin e Ligjit për Amnisti, ka amnistuar organizatorët e rastit të 27 Prillit.
Po çka ndodhi ?
Më 27 prill 2017 ndodhi sulmi ndaj Kuvendit dhe rrahja e deputetëve dhe gazetarëve nga ana e protestuesve të iniciativës “Për Maqedoni të përbashkët” e cila udhëhiqet nga persona të eksponuar të VMRO-DPMNE-së pasi u zgjodh për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferi nga shumica parlamentare, nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm u cilësua si “sulm ndaj demokracisë”
LSDM-ja tha se “do të ketë përgjegjësi për sulmin e përgjaskshëm” dhe se “dhuna e përgjakshme në Kuvend është rezultat i dhunës që ka thirrur periudhën e kaluar Nikolla Gruevski, Gjorgje Ivanov, Trajko Veljanoski, grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së dhe mbështetësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre”.
Lëvizja BESA nëpërmjet kumtesës i dënoi incidentet në Kuvend dhe “konstaton se me atë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë i lejoi që huliganët e VMRO-DPMNE-së ta sulmojnë institucionin më të lartë ligjëdhënës në vend flet se Maqedonia tashmë nuk i ngjan një shteti demokratik dhe aty askush nuk është i sigurt për jetën e tij”.
Anëtari i LR-PDSH-së, Arben Taravari, sulmin e djeshëm e ka cilësuar si “fund i një të keqeje, fund i pashmangshëm i saj”.
Nga dhuna në Kuvend, u lënduan mbi 100 persona në mesin e tyre edhe deputetë dhe gazetarë. Ndër deputetët më së shumti që kanë qenë të lënduar ka qenë Ziadin Sela i Aleancës për Shqiptarët, Zoran Zaev i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe deputetë të tjerë të LSDM-së.