Gjykata Kushtetuese i ka shfuqizuar ndryshimet e Ligjit për falje

ustaven sudGjykata kushtetuese miratoi vendimin e pritur me të cilin presidentit të shtetit i jep të drejtën që të falë personat e dyshuar dhe të dënuar për krim zgjedhor, pedofili, trafikim droge dhe krime tjera kundër njerëzimit. Gjykata me votat e pesë gjykatësve të vendosur në kohën e sundimit të VMRO-DPMNE-së, kryetares së Gjykatës Elena Gosheva, Vlladimir Stojanoskit, Nikolla Ivanovskit, Josif Josifofskit dhe Vangelina Markudovës riktheu në fuqi vendimin ligjor të vitit 2009 e me këtë edhe kompetencat e presidentit. Kundër ishin gjykatësit – Ismail Dardhishta, Natasha Gaber Damjanovska, Sali Murati dhe Gëzime Starova. Vendimi me arsyetimet dhe mendimet e ndara të gjykatësve që kanë qenë kundër do të publikohen për disa ditë. Pesë gjykatësit të cilët kanë vlerësuar që presidenti të mund të falë pedofilë dhe mashtrime zgjedhore, kanë konsideruar se ligji nuk guxon të kufizoj se për çfarë vepra mund të ketë falje e as që ti ngushtohen kompetencat presidentit për të drejtën e tij të faljes. Për herë të parë nga pavarësia, opinioni nuk kishte qasje në seancën e gjykatës kushtetuese. Këtë e ka vendosur kryetarja e Gjykatës Elena Gosheva, duke u thirrur në nenin 85 nga Rregullorja e Gjykatës.

“Opinioni në punën e Gjykatës në debatin publik, seancës apo seancën përgatitore mund të përjashtohet nëse këtë e kërkojnë interesat e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit, ruajtjes së shtetit, sekretit zyrtar apo të punës, mbrojtjen e moralit publik dhe në raste tjera të arsyetuara që i përcakton Gjykata”, thuhet në Nenin 85 nga Rregullorja e Gjykatës kushtetuese.

Sekretarja e gjykatës Olivera Filipovska, e cila e mbajti konferencën për shtyp me gazetarët nuk kishte përgjigje në pyetjen se cili është shkaku që seanca ka është mbajtur me dyer të mbyllura fshehtë, por vetëm tha se ky është vlerësimi i Goshevës.
Sot në mëngjes para seancës gazetarët tentuan të futen në Gjykatë, por u penguan nga policia dhe sigurimi.

Gazetarë
“Zotëri, seancat e kushtetueses janë publike. Neni 83 nga Rregullorja. Nëse merret vendim, duhet të votojnë Gjykatësit kushtetues dhe të ekzistoj vendim me shkrim. E kërkojmë vendimin me shkrim.
Sigurimi
“Ne kemi instruksion se seanca është e mbyllur”.
Gazetarë
“Por kjo nuk mëndet kështu, që secili të japë instruksion. Duhet vendim. Nëse kjo është shtëpia e shtetit juridik, kërkojmë vendim juridik”.
Me reagim dolën edhe nga ambasada amerikane në Shkup e cila në Tëuiter pyeti: “Pse Gjykata kushtetuese sot po mban seancë të mbyllur për opinionin? Transparenca është kyçe për çdo institucion”.

Vendimi kushtetues bëhet i plotfuqishëm pasi të publikohet në Gazetën zyrtare. Kjo praktikisht nënkupton se presidenti Gjorgje Ivanov nga ai moment do të mund ti falë të dyshuarit për krim zgjedhor sikur në rastin “Titanik”. Sepse falje, sipas ligjit, mund të ketë që në fazën e hetimit si dhe ulje të plotë të dënimit të personave të dënuar. Ndërkaq, Kuvendi dhe Qeveria deri në gjykatë kanë dorëzuar mendim se ligji i shfuqizuar nuk është anti – kushtetues.

Maja Jovanovska

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>