Gjykata në Maqedoni: Dëshmitë e opozitës të paligjshme

Një ditë pas kthimit të opozitës në Parlament, Gjykata e Shkupit i hodhi poshtë provat e paraqitura nga opozita në procesin kundër zyrtarëve të lartë shtetëror, përfshirë edhe kryeministrin lidhur me aferën e përgjimeve.

gjykata shkup“Dëshmitë e prezantuara nga opozita janë siguruar në mënyrë të paligjshme, ndaj ato nuk mund të jenë objekt i procedurës gjyqësore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Goran Sugareski nga LSDM-ja deklaroi se vendimi i Gjykatës së Faktit për të refuzuar si dëshmi të ligjshme bisedat e përgjuara telefonike, është veprim skandaloz me përmasa të papara. “Pas kësaj qëndrojnë tendenca të pushtetit për të minimizuar, apo edhe anuluar nevojën e zgjedhjes së prokurorit special, puna e të cilit ka të bëjë pikërisht me hetimin e aferës së përgjimeve”, u shpreh Sugareski.

Maqedonia ka nevojë për prokuror ndërkombëtar

Gordan Kalajxhiev, profesor i Fakultetit Juridik mendon se vendimi i Gjykatës së Shkupit është sabotazh për prokurorin special dhe pengesë për drejtësinë.
“Të mos gënjehemi, e kemi ditur se gjykata do të jetë në shërbim të politikës. Fakti se kjo është një bandë e organizuar, më mirë është që të konstatohet me kohë, të kërkohet zgjidhje për gjykatë speciale ose të ngjashme”, thotë Gordan Kalajxhiev.
Profesorja e fakultetit juridik në Shkup Mirjana Najçevska thotë se vendimi i gjykatës është dëshmi se Maqedonia ka nevojë për gjyqtarë dhe prokuror ndërkombëtar. Ajo shpreon se Brukseli do të reagojë ashpër për këtë vendim të gjykatës, i cili që në fillim bllokon zgjedhjen e prokurorit special, që kryekëput do të merej me aferën e përgjimeve.

Vendimi i gjykatës nuk e pengon prokurorin special

Njohësit e çështjeve juridike thonë se vendimi i gjykatës së Shkupit nuk mund të pengojë prokurorin special në nisjen e hetimeve, që për bazë do të kishin bisedat e përgjuara telefonike. “Këto kanë përmbajtje serioze dhe indikacione për vepra kriminale dhe çdo prokuror që respekton ligjin do të kishte një bazë të mirë se prej nga duhet ta fillojë hetimin e aferës“, thotë Aleksandar Tortevski, ekspert për çështje juridike dhe avokat në shumë procese të rendëishme gjyqësore.

Ish-prokurori publik Jovan Trpenovski theksoi se nuk ekziston asnjë pengesë juridike ose procedurale edhe përskaj vendimit të Gjykatës themelore, e cila po i konsideron inçizimet nga bisedat e përgjuara si joligjore, që prokurori special të nisë procedurë për vërtetimin e ekzistimit të veprës penale dhe vërtetimin e autorit.
“Për këtë arsye edhe në marrëveshjen nga Përzhino është parashikuar prokurori special, i cili do të veprojë sipas padive penale nga opozita. Mos plotësimi i kësaj pike nga marrëveshja nënkupton mos ekzistimin e vet marrëveshjes dhe kjo gjë sigurisht nuk do të lejohet që të ndodh nga pjesëmarrësit në marrëveshje, e sidomos nga përfaqësuesit e Evropës”, vlerson Tërpenovski.
Komiteti i Helsinkit: Mungesë profesionaliteti në punën e gjyqësorit

Komiteti i Helsinkiti i Maqedonisë është shokuar nga keqpërdorimi i procedurës gjyqësore nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake dhe punës joprofesionale të gjyqtarit. “Gjykatësi ndërhyri në mënyrë të paligjshme në punën e Prokurorisë Publike dhe solli vendim të paligjshëm që nuk mund të shkaktojë efekt juridik dhe si i tillë, ndaj tij duhet të parashtrohet ankesë nga prokuroria, në mënyrë që të modifikohet nga ana e Gjykatës së Apelit në Shkup”, thuhet mes të tjerash në reagimin e Komitetit të Helsinkit. Ky pasivitet gjashtë muajor i prokurorisë është një tjetër tregues i seriozitetit të gjyqësorit dhe ngre dyshime në lidhje me koordinimin e tyre të mundshëm për të shmangur detyrimet ligjore, vlerësojnë nga Komiteti i Helsinkit. (dw)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>