TVSH-ja për Energjinë elektrike të ulet prej 18% në 5% që është edhe rekomandim i Bashkimit Evropian.
Lëvizja qytetare “Boll më” vazhdon me protesta kundër çmimit të rritur të energjisë elektrike, dhe sot ia ka rikujtuar kryeministrit Zoran Zaev një deklaratë të tij të dhënë në tetor 2020, ku siç u shprehën nga kjo lëvizje, ai vetë e pranon se ulja e TVSH-së nga 18% në 5% është rekomandim i BE.
Krenar Osmani, Lëvizja “Boll më” deklaroi se “Siç e patë edhe vetë në konferencën e mbajtur më 2 tetor të 2020, kryeministri Zaev me gojën e vetë e pranopi që ulja e TVSH-së nga 18 % në 5 % është direktivë dhe rekomandimi i BE-së. Iniciativa qytetare “Boll më” në pikën e dytë të kërkesave të parashtruara që në korrik të 2020-tës pikë të dytë e ka uljen e TVSh-së nga 18% në 5% për qind. Nëse ky shtet synon që të anëtarësohet në BE, ky sugjerim dhe direktivë duhet patjetër të zbatohet, rrugë tjetër nuk ka”.
Osmani tha se në pjesën perëndimore të vendit, më shumë se gjysma e buxhetit familjar shpenzohet vetëm për pagesën e faturave të energjisë elektrike dhe Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm në botë me një nivel të këtillë të shpenzimeve. Ai tha se është e padrejtë që TVSH-ja është ulur për energjinë solare, peletit dhe format e tjera të energjisë së ripërtërishme, ndërsa mbetet në 18 përqind pikërisht për energjinë elektrike të cilën e shfrytëzojnë pjesa dërmuese dhe më e goditur e shoqërisë tonë.