Greva e mësimdhënësve vazhdon, vetëm çerdhet nisën me punë

grevaGreva e mësimdhënësve në Maqedoni ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme, ashtu siç e bëri të ditur kryetari i SASHK, Jakim Nedellkov pas vendimit të marrë se nuk do të pranohet oferta e qeverisë për 12 për qind rritje të pagave.

Greva vazhdon vetëm në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa punonjëset në çerdhe përfunduan me grevën dhe nisën në punë.

“Nga gjithsej 480 organizata sindikale që dhanë të dhëna për deklarimin e tyre, 388 ishin për vazhdim të grevës dhe 83 për ndalim. Pjesa më e madhe që ishin për ndalimin e grevës janë organizatat sindikale çerdheve”, u shpreh Nedellkov gjatë ditës së djeshme.

Kreu i SASHK paralajmëroi edhe protestë të madhe para Qeverisë të mërkurën më 4 maj dhe i bëri thirrje qeverisë që të pranojë kërkesat e tyre.

Nedellkov po ashtu theksoi ditën e mërkurë më 4 maj përgatit protestë para qeverisë.

Ai bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të pranojnë ofertën e tyre, siç janë rritja e rrogës dhe respektimi i Marrëveshjeve kolektive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>