Grupet e punës kanë vijuar sot konsultimet me përfaqësuesit e mediave

kameratPërfaqësues të partvie politike dëgjuan sot vërejtjet dhe sugjerimet e drejtuesve të Agjencionit për media, servisit publik dhe Shoqatës së gazetarëve për përmirësimin e veprimtarisë mediatike në vend. Por takimi i mbajtur në klubin e deputetëve kishte kaluar në atmosferë të tensionuar, ndërsa nuk kishin munguar as etiketimet në baza partiake ndaj të ftuarve. Përfaqësuesi i SHGM-së në Agjencionin e mediave ka propozuar gjatë këtij takimi ndryshime në ligjin e ri për veprimtari audio dhe audio vizuele.

“Më vjen keq që koha nuk u shfrytëzua në mënyrë konstruktive, për tu dëgjuar mendime të ndryshme, vërejtje, propozime për punën e trupit rregullatorë dhe klimën mediatike në Maqedoni. Më vjen keq që brenda ndodhën edhe përplasje që kishin prapavijë politike, etiketime personale që humb një kohë të vlefshme në vend që të ulemi dhe të bisedojmë në mënyrë direkte dhe precize për të gjitha problemet që i tangojnë mediat. Vlerësojmë se duhet të bëhet ndryshim ligjor I ligjit për veprimtari audio dhe audio vizuele ku do të ketë një rreth më të gjerë konsultimesh të më shumë subjekteve kur do të konstruktohet ligji i ri dhe të mos sillet I njëjti brenda natës”

Për nevojën e përmirësimit të kushteve dhe klimës mediatike në Maqedoni ka folur sot edhe kreu i SHGM-së, Naser Selmani. Ai e ka vlerësuar si me kritik, por në të njëjtën kohë edhe më real raportin e Komisionit Evropian për pjesën e lirisë së shprehjes dhe mediave.

“Komisioni e kuptoi që Qeveria e Maqedonisë nuk e kupton fjalorin diplomatik, prandaj vendosi në raport të përdor fjalor direkt dhe të saktë. Brukseli qartë dhe padyshim thotë se liria e mediave në Maqedoni shënon regres, shkak për këtë është dhuna ndaj gazetarëve, ndikimi direkt dhe indirekt të Qeverisë në politikën redaktuese të mediave përmes reklamimit jotransparent qeveritarë deri te RTVM-ja e varur dhe rregullatori i varur. Në raport komisioni i kushton vëmendje të veçantë të gjitha formave ë dhunës dhe frikësimit të gazetarëve siç janë kërcënimet me vdekje, sulme fizike dhe dëmtimit të pronës së gazetarëve”, tha Naser Selmani, SHGM.

Debati pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vazhdim, prej ku pritet të dalin edhe propozime konkrete për ndryshime ligjore në sferën e mediave.

Arben Zeqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>