Pas tri orë diskutimesh ka përfunduar mbrëmë takimi i katër partive me përfaqësuesit e BE-së dhe OSBE-së. Pas takimit, asnjëra nga palët nuk ka dhënë deklaratë zyrtare për rezultatin e bisedimeve.
Vetëm Përfaqësuesi i BE-së Pieter Van Hout pas takimit tha se ishte optimist që bisedime do të ketë edhe sot pasdite.
Gjatë takimit të djeshëm supozohet se është biseduar për pyetjet e hapura mbi listën e zgjedhësve dhe votimi në diasporë, ndërsa tema e komisionit zgjedhor shtetëror është lënë për ndonjë prej takimeve të tjera. (alsat)