“Kriza politike aktuale në Maqedoni nuk është nga ato “të shkaktuara nga jashtë”, por para se gjithash, për shkak të rrjetit të politikanëve të korruptuar në pozicionet më të larta, që frikohen nga drejtësia”, shkruan “Hafington Post”, njofton Portalb.
“Politikanët në Ballkan janë të njohur për manipulimin e publikut me “teoritë e konspiracionit”, duke thënë që të gjitha problemet janë të “importuara” nga jashtë. Luajtja me kartën e “konspiracionit ndërkombëtar” bashkë me gjithë etno-politikën dominante në shoqërinë e Maqedonisë multietnike dhe multikulturore, është mënyra më e mirë të shpërqendrohet vëmendja nga ky skandal i madh, në të cilën janë të përfshirë disa figura të fuqishme politike”, thotë “Hafington Post”.
Edhe Stejt Departamenti Amerikan edhe BE ashpër e kanë kundërshtuar vendimit të presidentit Gjorge Ivanov për abolimin e politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, thuhet në analizën e “Hafington Post”, ku prognozohet se zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, të caktuara më 5 qershor, nuk do të pranohen nga bashkësia ndërkombëtare, transmeton Portalb.
Në tekst shkruhet se presidenti Ivanov, duhet ta tërheqë vendimin për falje dhe t’i lejojë sistemin gjyqësor të Maqedonisë, që ta kryej punën e saj. Portali amerikan, shton se presidenti Ivanov, sipas të gjitha gjasave ka qenë nën trysni të fuqishme nga ekipi i Nikolla Gruevskit që ta nënshkruajë abolimin, që ka shkaktuar protesta masovike gjithandej nëpër Maqedoni.
“Në Ballkan, vjen fundi i kohës së mbulimit të korrupsionit politik dhe të teorive të konspiracionit që e manipulojnë masën e gjerë. Fuqitë janë të gatshme të luftojnë kundër këtij kancerit të vjetër dhe t’i shpijnë kombet drejt sundimit të drejtësisë, si kusht për prosperitet dhe përforcim”, thuhet në analizën e “Hafington Post”. (ina)