Hahn alarmon: Maqedonia edhe me krizë ekonomike

hahnEurokomisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka shprehur shqetësime lidhur me rrezikimin e negociatave në Maqedoni.

“Unë jam i shqetësuar, po humbisni kohën. Interesat e shtetit janë mbi ato personale. Në demokraci patjetër duhet të keni kompromis”, deklaroi eurokomisioneri Hahn në intervistën për Evropën e Lirë.

Ai tha se liderët politik duhet të marrin përgjegjësinë për të ardhmen dhe interesat e vendit.

“Sipas marrëveshjes së 2 qershorit, të gjitha partitë, dhe ato shqiptare, u dakorduan edhe më 19 qershor se vendi i tyre është me rëndësi dhe jo interesat personale”, deklaroi eurokomisioneri për zgjerim.

Ai ka shprehur shqetësime për përkeqësimin e situatës ekonomike, duke shtuar se përveç situatës politike, po rëndohet edhe situata ekonomike.

“Situata ekonomike po përkeqësohet. Pritjet e rritjes ekonomike prej 4 për qind tani janë në 0, apo edhe nën 0. Papunësia është thuajse 30 për qind. Të gjitha vendimet e kompanive të huaja janë në pritje. Këtu janë edhe çështjet e migracionit, për të cilat ky vend duhet të bëjë shumë”, alarmoi sot Hahn. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>