Hahn kërkon zgjidhje “ballkanase” në Parlament, BE: Jo zgjedhje të parakohshme

HahnKomisioneri për zgjerimin Johannes Hahn konsideron se nuk nevojiten zgjedhje të parakohshme parlamentare në Maqedoni, por duhet të shfrytëzohet mundësia të sigurohen dy të tretat e shumicës në Kuvend për zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Këto deklarata komisioneri Hahn i bëri për gazetën austriake “Kurier”, për të cilën Hahn ka theksuar se e ka paralajmëruar  kryeministrin Zoran Zaev

Zgjedhjet e reja do të jenë stërzgjatje e rrugës drejt fillimit të negociatave për qasjen e IRJM-së në BE, e planifikuar në verë vitin e ardhshëm. Nevojiten tetë apo nëntë vota nga opozita dhe ajo patjetër të jetë e realizuar. Të gjithë thonë se duan anëtarësim në BE dhe NATO duke përfshirë edhe opozitën, dhe atëherë patjetër të paguani çmimin e kësaj zgjidhjeje. Bëhet fjalë për zgjidhje që është në interes të vendit, jo të partive apo politikanëve. Dhe në atë rast si mund të sigurohen votat? Unë besoj në kombinimin mes racionales dhe asaj ballkanase.

Ndërkohë kundër zgjedhjeve te parakohshme ka dale edhe Bashkimi Demokratik për Integrim. Partia e Ali Ahmetit vlerëson se për momentin prioritet i vendit mbetet zbatimi i marrëveshjes së Prespës.

Sipas BDI-së, zgjedhjet mund të rrënojnë dinamiken e zbatimit të kompromisit historik me Greqinë, gjë që mund të sjelle një bllokadë serioze të proceseve integruese në NATO dhe bashkimin evropian. Ndaj zgjidhja duhet te vije vetëm ne parlament.  (vizionplus)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>