Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi Johanes Han njoftoi se ka realizuar një bisedë telefonike me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.
Në njoftim thuhet më tej se Han është dëgjuar me Zaevin për të sqaruar qëndrimin e tij të dhënë në Uashington mbi zgjedhjet e kaluara. Komisioneri përsëriti se ai mbështet plotësisht dhe pa mëdyshje vlerësimin e OSBE / ODIHR-it në lidhje me zgjedhjet e vitit 2014 në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Ai përsëriti vërejtjet e ODIHR se zgjedhjet janë administruar në mënyrë efikase, por se ka pasur një numër të shqetësimeve serioze, sidomos në lidhje me ndarjen e pamjaftueshme të aktiviteteve partiake dhe shtetërore, akuzat për frikësim të votuesve dhe njëanshmëri të mediave në favor të partive në pushtet. Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi Han ka shprehur në vazhdimësi shqetësime në lidhje me listat e votuesve. Han i ka thënë Zaevit se të gjitha këto çështje duhet të rregullohen në përputhje me vërejtjet e OSBE/ODIHR-it dhe rekomandimet e Komisionit të Venecias. Në njoftim thuhet se Han në disa raste ka përsëritur nevojën për të hetuar të gjithë keqbërjet të mundshme që dalin nga përgjimet e regjistruara, duke përfshirë ato që lidhen me mashtrim zgjedhor. Komisioneri i bëri thirrje liderëve të partive që të respektojnë angazhimet nga takimi i 2 qershorit për të tejkaluar krizën aktuale, dhe të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një marrëveshje të shpejtë dhe të qëndrueshme të cilat duhet adresuar shqetësimet legjitime në lidhje me sundimin e ligjit dhe të rivendosur besimin publik në institucionet shtetërore. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, thuhet mes tjerash në njoftim. Alsat-M