Historiani bullgar sheh shpërbërje të Maqedonisë

Bozhidar_DimitrovHistoriani bullgar Bozhidar Dimitrov konsideron se Maqedonia do të shpërbëhet pasi që me të do të ndodhë ajo që ka ndodhur me të gjitha “projektet artificiale historike”.

Dimitrov shton se në këtë vend me 1, 2 milion banorë, 100 mijë maqedonas kanë shtetësi bullgare.
“Shikoni si është shpërbërë Ukraina , ashtu do të shpërbëhet edhe Maqedonia “ ka thënë Dimitrov i cili është drejtor i Muzeut Historik Kombëtar bullgar.

Duke komentuar ngjarjet në Kumanovë, siç njofton agjencia SRNA, ai ka thënë se shqiptarët e kanë shfrytëzuar momentin kur Qeveria e Nikola Gruevskit e shndërroi Maqedoninë në “Korenë veriore evropiane”, transmeton Koha.net.

“Asgjë nuk duhet pritur as nga opozita. Por megjithatë dikush duhet ta ndërrojë Gruevskon dhe sigurisht me përkrahje të ndonjë shteti perëndimor, ka filluar aksioni për largimin tij”, ka thënë Dimitrov.

Bozhidar Dimitrov, i cili është ministër bullgar pa portofol, konsideron se kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski do të japë dorëheqje gjatë dhjetë ditëve të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>