Ish raportuesi i Republikës së Maqedonisë në Parlamentin Evropian, eurodeputeti Riçard Houit, thotë se marrëveshja e djeshme që i vuri fund krizës politike në vend, e për të cilën ndërmjetësoi edhe ai në Shkup, në të vërtetë “e nxori vendin nga skaji i humnerës”.
Partia e socialistëve dhe demokratëve evropianë (SD), koordinues i së cilës për marrëdhënie të jashtme është Houit, përmes kumtesës theksoi se marrëveshja e nënshkruar ndërpartiake e partive politike në Republikën e Maqedonisë i vë fund krizës politike në vend dhe se e njëjta është arritur me ndërmjetësim të Komisionit evropian dhe Parlamentit evropian.
Në emër të SD, ndërmjetës ishte eurodeputeti Riçard Houit, i cili marrëveshjen e përshkruan si “nxjerrje e vendit nga humnera”. (ina)