I dërguari special i Gjermanisë në Shkup

VMRO-DPMNE e vetme në zgjedhje. Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e së enjtes (12.05) konfirmoi listën e kandidatëve pë deputetë të dorëzuar nga partia VMRO-DPMNE, për zgjedhjet e 5 qershorit.

Johannes HaindlGjendja në Maqedoni është ndërlikuar edhe më shumë pas vendimit të VMRO-DPMNE-së që të shkojë e vetme në zgjedhje. Për të ndihmuar në tejkalimin e gjendjes, në Maqedoni ka arritur edhe emisari gjerman, Johannes Haindl.

Ardhja e diplomatit gjerman shihet si një mundësi e re për nxjerrjen e vendit nga kriza, në të cilën ndodhet vendi prej një viti e gjysmë, apo që nga paraqitja e asaj që njihet si aferë e përgjimeve. Përfaqësuesi special i Gjermanisë për Maqedoninë, Johanes Haindl pas arritjes në Shkup, ka dhënë prononcimin e parë për media.“Kam ardhur këtu të njihem me situatën dhe të dëgjoj. Bëhet fjalë për atë që procesi i iniciuar nga SHBA dhe BE të korr sukses. Detyrën time e shoh në përkrahje aktive të këtyre përpjekjeve. Zhvillimet ditëve të fundit tregojnë qartë se koha është e shkurtër dhe tani nevojitet përpjekje e përbashkët nga të gjitha partitë politike që të zbatohen reformat e nevojshme dhe bindshëm të vazhdohet në këtë rrugë”, deklaroi Johannes Haindl.

Në agjendën e tij është takimi me liderët e partive politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, si dhe me ambasadorin e SHBA-së dhe ambasadorë të tjerë të vendeve të BE-së. Në njoftimin nuk është theksuar nëse Haindl planifikon të takohet me presidentin Gjorge Ivanov.

VMRO-DPMNE e vetme në zgjedhje

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në seancën e së enjtes (12.05) konfirmoi listën për deputet të dorëzuar nga partia VMRO-DPMNE, për zgjedhjet e 5 qershorit. Anëtarë e komisionit kanë konstatuar se listat nuk përmbajnë parregullsi. Me vendimin për të marrë pjesë e vetme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor, VMRO DPMNE-ja që drejtohet nga Nikolla Gruevski thotë se ka vepruar në përputhje me ligjin për shpalljen e zgjedhjeve dhe sipas saj, për një parti politike nuk duhet të ketë prioritet më të madh se sa respektimi i ligjeve dhe i kushtetutës së vendit.

“Në përputhje me vendimin e organeve drejtuese të partisë, VMRO DPMNE ka dorëzuar listat me kandidatë për deputet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në 5 qershor. Organet drejtuese gjithashtu kanë vendosur të mbështesin ekipin negociator në bisedimet për dalje nga kriza”, ka deklaruar Vlladimir Nelovski nga VMRO DPMNE-ja.

Lista deri te KSHZ-­ja, siç paralajmëruan paraprakisht, nuk kanë dorëzuar LSDM­-ja, BDI­-ja dhe PDSH­-ja. Vlerësimi i tyre i përbashkët është se zgjedhje nuk mund të ketë pa plotësimin e kushteve për mbajtjen e tyre në atmosferë të lirë dhe demokratike.“Kthim pas nuk ka. Pa pastrimin e listës zgjedhore, pa reforma në media dhe pa anulimin e vendimit të presidentit për falje, zgjedhje më 5 qershor nuk do të ketë. Kriminelët do të përballem me drejtësinë ndërsa qytetarëve do t’u sigurohen zgjedhje të lira dhe demokratike”, thuhet në reagimin e LSMD-së.

Analistët: Nuk mund të ketë zgjedhje vetëm me një parti

Shkuarja në zgjedhje vetëm e VMRO-së, do ta ndërlikojë edhe më shumë krizën politike në Maqedoni, thotë Mitko Gaxhovski, njohës i çështjeve politike.

Bëhet fjalë për një hap me të cilin VMRO-ja edhe më tej i jep shpresë anëtarësisë se është e mundur mbajtja e zgjedhjeve më 5 qershor. Është një veprim që aspak nuk do t’i ndihmojë zgjidhjes së krizës, përkundrazi ajo do të thellohet edhe më tej”, thotë Gaxhovski.

…..

VMRO-DPMNE ka dorëzuar listat për deputetë jo sepse realisht ka për qëllim mbajtjen e zgjedhjeve, por me këtë akt ka për qëllim që të bëjë tregti në bisedime, të cilat do të udhëhiqen nga ndërkombëtarët, vlerëson profesori universitar Stevo Pendarovski.“Bisedimet kanë për qëllim tërheqjen e amnestisë nga presidenti dhe ndryshimin e datës së zgjedhjeve. Nëse VMRO-DPMNE nuk do të dorëzonte lista për kandidatë, praktikisht do të largohej nga kjo kartë, që po luan në bisedime. Data e 5 qershorit dhe amnestia janë dy çështje me të cilat VMRO-DPMNE do të bëjë tregti”, thotë Pendarovski.Sipas tij, mospjesëmarrja e BDI-së në zgjedhje ishte shokuese për VMRO-DPMNE, e cila deri në momentin e fundit nuk besoi se BDI nuk do të rrijë në fjalë. (dw)

….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>