Me keqardhje dhe shqetësim të thellë konstatojmë një veprim të papranueshëm që ndodhi këtë vit, për herë të parë, institucionet e shtetit, përfshirë Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, nuk dërguan një urim zyrtar publik me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, akuzojnë nga BDI.
“Ky veprim nuk është vetëm një lëshim diplomatik, por edhe një sinjal i drejtpërdrejtë që minon frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal.
Në të njëjtën kohë, me të gjitha nderimet shtetërore, u prit në vendin tonë Milorad Dodik, një figurë politike e njohur për qëndrimet e tij destruktive ndaj proceseve euroatlantike dhe parimeve të stabilitetit rajonal.
Kjo mospërputhje e qartë në trajtimin e shteteve fqinje dërgon një mesazh shqetësues për drejtimin e politikës të shtetit thuhet në reagimin e BDI-së.