Ja çfarë thotë shtypi gjerman për klanin mafioz dhe qeverinë Gruevski?

GruevskiGazeta gjermane, “Franfurtet Rundshau” sot i ka kushtuar një shkrim Maqedonisë me titull: Vlerësimi i gabuar dhe fatal në Maqedoni”, transmeton agjencia e lajmeve INA.

“Pjesa më e madhe e gabimit për katastrofën në Maqedoni i takon euro-komisionarit Johanes Han, i cili bëri një vlerësim të gabuar të situatës në këtë shtet.

Maqedonia është një rast për qeveri kriminale. Një grup i vogël prej disa miqsh dhe familjarësh të shefit të qeverisë Nikola Gruevski dhe shefit të Sherbimit Sekret, fillimisht uzurpuan partinë VMRO, më pas gjithë shtetin. “Familja”, siç quhet rëndom Klani-Gruevski, ka bërë presion mbi gjyqtarët, mediat opozitare, ka kërcënuar gazetarët dhe me gjasë edhe i kanë vrarë, kritikuesit janë burgosur me procese të dyshimta gjyqësore. Përmes administratës publike bleu qytetarët e dëgjueshëm dhe besnik si dhe manipulonte zgjedhjet. Këso modeli të qeverisjes nuk gjenë askund në politikën evropiane

Në vend se Gruevski të detyrohej të jap dorëheqje, komisionari Han ndërmjetësoi nënshkrimin e një marrëveshje ndër-partiake për të ri-mbajtur zgjedhje. E gjithë Marrëveshja e Përzhinos u bë një farsë, sepse njerëzit Gruevski e sabotonin çdo hap të implementimit të saj”, shkruan gazeta. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>