Qytetarët do të duhet që të presin edhe disa vjet që të munden të udhëtojnë në autostradën e re Ohër-Kërçovë. Edhe pse e njëjta u premtua se do të jetë gati në fillim të vitit 2018, punët e saj janë prolonguar për disa vjet.
Kjo është kështu pasi që thuajse 4 muaj në pjesën më të madhe të autostradës nuk ka kurrfarë pune ndërtimtare. Makineritë janë në pushim, ndërkaq shumica e punëtorëve sipas informatave të NOVATV qëndrojnë në shtëpi dhe presin se kur do t’i thirrin në punë.
Në dalje të Ohrit deri te Aeroporti tanimë disa muaj pritet që të vendoset asfalt, por edhe aty makineritë plotësisht janë tërhequr. Kështu është edhe në disa vende tjera.
Edhe shërbimi informativ i Qeverisë kumtoi se punët ndërtimtare janë ndaluar për shkak të rikonstruksionit dhe se kompania e Kinës “Sinohidro” e cila e ndërton autostradën, përkohësisht i ka ndaluar punët në autostradë.
Një burim i NOVA nga një ndërmarrje ndërtimtare, e cila punon në një pjesë autostradës thotë se me muaj kanë pritur të fillojnë asfaltimin e rrugës na Novo Sello deri në Ohër. Ata thonë se problem shtesë është edhe ajo që e kanë pasur të punojnë në rishikimin e projektit.
“Për pjesën nga Trebenishta në Ohër presin nga Viti i Ri vendim që nëse do të jetë bulevard ose autostradë e mbyllur. Nuk besoj se autostrada do të jetë gati në dy deri në tre vitet e ardhshme”, thotë burimi i NOVATV-së.
Për shkak të një gabimi në projektim, autostrada Ohër-Kërçovë do të kushtojë 100 milion euro shtesë
Një numër i madh i problemeve të cilat u paraqitën në ndërtimin e autostradës Ohër –Kërçovë do të rezultojnë me harxhime shtesë me vlerë prej 100 milion eurove, shkruan Dojçe Vele.
Problem më të madh është konfirmuar në projektimin e pjerrtësive të autostradës të cilat janë vlerësuar si “jostabile” edhe atë në katër pjesë të autostradës. Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore që është ana e marrëveshjes në projektin me kompaninë kineze “Sinohidro” pranojnë se në projekt janë konstatuar më shumë gabime, por thonë, ata janë riparuar në procesin e realizimit.
Në ndërkohë punët ndërtimore në të cilat ishin angazhuar më shumë nënkontraktorë dhe rreth 1500 të punësuar janë ndalur.
Projekt kontrovers Nëse vlerësimet e harxhimeve shtesë prej 100 milion eurove do të tregohen si të sakta, ky çmim në mënyrë dramatike do ta risë çmimin e autostradës Ohër –Kërçovë, i cili edhe ashtu konsiderohej si i lartë.
Edhe përkundër vlerësimeve të Agjencisë së rrugëve se ky projekt do të duhej të kushtonte 270 milion euro, qeveria e atëhershme e VMRO-DPMNE-së nënshkroi marrëveshje me kompaninë kineze me vlerë prej 373 milion eurove, përcjellë Portalb.mk.
Ndërtimi i autostradave u tematizua edhe në të ashtuquajturat “bomat” e opozitës së atëhershme LSDM-së e cila konfirmonte se ish kryeministri Nikollla Gruevski për projektin nga kompania kineze “Sinohidro” ka kërkuar provizion prej 25 milionë eurove. Prej kur ministrat në qeverinë e Gruevskit refuzuan ta nënshkruajnë tenderin me “Sinohidro” marrëveshja u mbyll përmes ligjit në Kuvend me 25 dhjetor të vitit 2013.
Gjithsej, të dy projektet për ndërtimin e pjesëve ishin me vlerë prej 579 milionë euro, ose mbi 5 milionë euro për kilometër. Pjesa Milladinovci- Shtip është me gjatësi prej 47 kilometra, ndërsa Ohër- Kërçovë është me gjatësi prej 57 kilometrave.
Shkaktarë të projektit janë kompanitë maqedonase “Granit” dhe “Transmet” të Sead Koçanit. Punët e ndërtimtarisë në autostradën Ohër- Kërçovë filluan në fund të vitit 2014-të.
Në faqen e internetit të ndërmarrjes kineze “Sinohidro”, kohës së fundit ekzistonin të dhëna se pjesa Milladinovci- Shtip do të kushtojë 30 milion dollarë, ndërsa Kërçovë-Ohër rreth 56 milion dollarë. Por, prej kur kjo informatë arriti në mediat maqedonase këta të dhëna u fshinë nga faqja e internetit të kompanisë kineze. (ina)