Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha rrëfen për agjencinë e lajmeve INA se si u montua rastin i Kumanovës
“Rasti i Kumanovës ku ranë në kurth disa shok tanë të UÇK, në të ardhmen do të jetë një ndër rastet më të komplikuara, që kanë arritur të përgatisin me precizitet te lart politikanet dhe shërbimet e një shteti.
1 ) Politikanët me postierët e tyre kanë arritur ti bindin djemtë e UÇK se tani është momenti shumë i mirë për ti lëvizur punët me armë në favor të shqiptarëve
2 ) Në anën tjetër shërbimet sekrete maqedonase për ta konspiruar grupin e Kumanovës që të merr kurajo që sa më shpejtë të futen me armë në Maqedoni , kanë marr kontakt me 2 persona te grupit dhe janë takuar në Prishtinë .
Tre persona të sigurimit të shtetit maqedon janë futur në Kosovë me veturën diplomatike të ambasadorit maqedon në Prishtinë, njëri ka qenë shqiptar e dy agjentet tjerë maqedon.
Në hyrje të vendit ku janë takuar ne Prishtinë 3 agjentët e shtetit maqedonas janë kontrolluar në detaje mos kanë mjete të përgjimit. Takimi ka zgjatur mbi 3 orë kur dhe është incizuar e gjithë biseda mes 2 personave të grupit dhe 3 agjentëve të shërbimeve sekrete.
Më i zëshmi në këtë takim për konspiracion ka qenë agjenti i shërbimit sekret të ushtrisë maqedone, Goran Sofevski, tani më i likuiduar diku ne malet e mk, gjoja se ka pasur infarkt.
Ky ju thotë djemve, ju lutem mos filloni tani konflikt në maqedoni se situata është e rëndë dhe ne si shtet kemi probleme të mëdha politike dhe ekonomike, psh: nëse nisen tanksat e ushtrisë prej Shkupit për Kumanovë, në gjysmë të rrugës mbesin ato pa naftë edhe helikopterët nuk kemi drejt ti përdorim.. etj.
Konspiracione indirekte, e gjithë kjo që e them është e incizuar dhe në duar të sigurta.
Në anën tjetër Amerikanet si duket at ditën e konfliktit në lagjen e trimave në Kumanovë e kanë koncentruar satelitin në maqedoni dhe kanë përgjuar cdo bisedë telefonike dhe pa dyshim se Sasha Mihajllkovi dhe Gordana Jankullovsa, personat më të afërt të kryeministrit Gruevski , kanë biseduar në telefona të sigurt se nuk i ndëgjon askush dhe kanë bërë gabime në bisedat e tyre se si i futëm në kurth shqiptaret e Amerikanët për atë edhe I kanë ftuar në ambasadë për tju treguar dëshmitë se ju i keni montuar këtë skenar dhe tani largonu nga postet tuaja, o po jau publikojmë dëmshmit në publik.
Por jashtë lojës së tradhetis nuk janë as personat nga bdi- pdsh. E vërteta gjithmonë vonon por del ne shesh. Prandaj zbardhja e këtij rasti duhet të drejtohet jo nga maqedon por nga ndërkombëtar, ku do të dënohet shteti dhe pushtetarët dhe djemt e UÇK që kanë qenë viktima të lirohen , ne te kundërtën shteti maqedon ka marr pervoj të madhe me procese te montuara ndaj shqiptareve, nuk do te gjen stabilitet. Nuka stabilitet ne një shtet ku kriminelet udhëheqin politiken”, thekson Hoxha. (INA)