Ja skenari i montuar që e detyroi Harun Aliun të dal në mal

harun-aliuVrasja e një pjesëtari të njësitit special “Tigrat” të Maqedonisë në vitin 2008 i’u mvesh komandantit legjendar Harun Aliu – komandant Kushtrimit, i cili ishte një figurë e respektuar ndër shqiptarët dhe kryetar i Alternativës Kombëtare në Maqedoni.

Më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm nën akuzën se së bashku me tre persona tjerë ka ekzekutuar pjesëtarin e “Tigrave”, Zoran Markovski në lagjen e Autokomandë të Shkupit.

Pikërisht ngritja e aktakuzës dhe shqiptimi i dënimit final, përmes një procesi të montuar, e detyroi Harun Aliun që të arratisej.

Përveç tij për këtë rast në dosjen e të akuzuarve ishin Ismail Aqemi, Bekim Dardhishta, Bashkim Bajrami.

Komandanti legjendar nga ky skenar ishte detyruar që të arratisej dhe se ai kishte nisur bashkëveprimin me disa bashkëluftëtarë për t’iu rikthyer armëve.

Harun Aliu në intervistën e vetme dhe ekskluzive për INA atëkohë kishte sqaruar rreth procesit ndaj tij, duke e konsideruar të montuar.

“Së parti dua të ju bëj me dije juve dhe opinionit të mbarë që Alternativa Kombëtare e ka ngrirë aktivitetin e vet politike për një periudhë të caktuar pikërisht për atë që kryetari i saj u gjet pra një procesi të montuar nga MPB-ja mbase nuk duhet diskutuar që brenda saj apo nën hije është edhe prapavija politike, që e cila na bën të mendojmë se Maqedonia tanimë është shëndrruar në një arenë, e cila ju ka dhënë rast dhe hapësirë të depërtojnë dhe të përplasen interesat e shërbimeve të ndryshme të vendeve fqinje. Nuk do te mend që këto shërbime për të përmbushur misionin e tyre padyshim që përdorin mjete të ndryshme madje aq më pak i kursejnë shqiptarët. Është mëse e qartë që përplasja mes këtyre shërbimeve le pasoja dhe ndikim të vazhdueshëm Brenda institucioneve të vendit dhe reflekton vet shtetin e Maqedonisë”, theksoi për INA, Harun Aliu.

Sipas tij, ky procesi ishte një nga format e pushtetit të VMRO-DPMNE dhe BDI , duke u bërë presion të vazhdueshëm figurave që kanë një begraund edhe ndikim në opinion, duan që t`u shkaktojnë pezëm, revoltë madje edhe kaos vetëm e vetëm për t`i arritur qëllimet e tyre.

“Në jemi në përfundim e sipër të procedurës gjyqësore. Nga të gjithë dëshmitë e ofruara kjo lëndë apo aktakuzë tanimë është zhveshur e tëra dhe i ka dalë ngjyra, dhe si e tilla ka mbetur vetëm të kuptohet se kush e planifikoi dhe kush i`a dha ngjyrën. Procedurën në fjalë është duke e ndjekur OSCE –ja në Shkup, kuptohet me kërkesën time dhe subjektin që e drejtoj”, kishte dekluar Aliu.

Pak muaj më vonë Harun Aliu,komandant Kushtrimi u vra më 12 maj të vitit 2010 në fshatin Radushë nga forcat policore maqedonase së bashku me bashkëluftarët e tij Shaban Zenuni, Qemajl Fejzullahu dhe Xhafer Shala. (INA)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>