Të enjten do të bëhet e ditur se cilat do të jenë lëndët e para nga “bombat ” e opozitës që Katica Janeva do ti kërkoj nga Marko Zvërlevski. Njoftimi u bë nga prokuroria speciale, pasi javën e kaluar Prokuroria Publike e dërgoi listën e lëndëve të hapura deri tani.
Nga zyra e Katica Janevës informojnë se 20 ditët e fundit kanë kryer sesione trajnuese dhe së bashku me Ministrinë e Drejtësisë kanë përgatitur propozim Ligj për Shërbimin e Prokurorisë Publike. Trajnimi dhe miratimi i ligjit, thonë se janë të nevojshme për procedim cilësor të lëndëve që do ti marrin. Prokuroria speciale, shtohet në njoftim, përkohësisht ka marrë me qira lokale të reja, sepse akoma nuk është pajisur objekti ku duhet të vendoset institucioni.
Alsat-M