Janeva: Pavarësisht faljeve, ne vazhdojmë punën

JanevaProkuroria Speciale do të vazhdojë ndjekjen e personave që kanë kryer vepra penale që rezultojnë nga “bombat” përkundër vendimit për falje të Presidentit Ivanov. Në konferencën për media, nga prokuroria sqaruan se kanë së paku dy mënyra për ta bërë këtë në mënyrë ligjore. Së pari, sipas Katica Janevës, personat e falur nuk do të përgjigjen penalisht. Por, nëse përcaktohet se kanë vjedhur, do të duhet ta kthejnë atë që është vjedhur, me para ose pasuri. Së dyti, nuk përjashtohet mundësia që ata që tashmë janë falur të jenë objekt i ndjekjes. Sipas saj, falja vlen për lëndët e hapura deri tani, por nëse personat dyshohen për lëndë të re do të duhet të përgjigjen, përveç nëse Presidenti nuk i falë sërish.

“Pra, Presidenti i respektuari Ivanov, do të ketë shumë punë meqë ne kemi ndërmend të iniciojmë shumë hetime lidhur me të gjitha bisedat e përgjuara dhe për hetimet financiare… E përsëris se, hetimet financiare në këtë prokurori publike do të zhvillohen në mënyrë intensive. Nga të gjitha procedurat që janë në rrjedhë, deri tani kemi të dhëna se prej periudhës së viteve 2008-2015 nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë në xhepa privatë janë derdhur një shumë e madhe e parave. Në këtë moment nuk do ta kisha thënë shumën, por të përsëris se kemi njohuri se bëhet fjalë për një shumë të madhe të parave që është derdhur në xhepa privatë”, tha Katica Janeva – prokurore speciale.

Njëra prej procedurave, që prokurorja Lençe Ristoska e quajti analizë, është edhe çështja – si ka mësuar Presidenti se për kë është duke zhvilluar procedurë parahetuese Prokuroria Speciale, meqë ai nga Katica Janeva as nuk ka kërkuar, e as nuk ka marrë të dhëna.

“Duam të theksojmë se analiza jonë ende është duke zgjatur dhe është në rrjedhë. Kështu që pasi të përfundojmë analizën do të mbledhim me siguri edhe prova të mjaftueshme lidhur me faktin se prej ku dhe nga kush vijnë dhe nga kush janë publikuar këto informacione të besueshme. Gjithsesi se nëse vërtetojmë se informacione të këtilla të besueshme janë zbardhur publikisht do të ndërmarrim aktivitete përkatëse që personat që i kanë zbardhur informacionet e besueshme të mbajnë përgjegjësi përkatëse”, Lençe Ristoska , prokurore.

Mbështetje për punën e Prokurores speciale sot sërish shprehu edhe faktori ndërkombëtar. Gjatë konferencës për media në publik ishin një varg ambasadorësh të vendeve udhëheqëse evro-perëndimore dhe të OSBE-së.

Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>