Ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska deklaroi sot se ish-komandanti i UÇK-së, Mirsad Ndrecaj është nga të dyshuarit kryesor për sulmin në Goshincë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Jankullovska tha se edhe ish komandanti i UÇK-së Mirsad Ndrecaj, i njohur në vitin 2001 si komandant NATO, i cili ditë më parë mori përsipër sulmin, është po ashtu një nga të dyshuarit kryesorë.
Ajo nuk dha më tepër hollësi për aksionin dhe për sulmin që ndodhi në Gushincë, me arsyetimin se nuk dëshiron të dëmtojë hetimet.
Jankullovska gjithashtu se gjatë aksionit të djeshëm në Karadakun e Shkupit janë gjetur dy pushkë automatike, dy snajper, 10 pistoleta dhe municion për to si dhe uniforma me emblemën e UÇK-së, në shtëpinë e 55 vjeçarit banor i fshatit Brezë.
MPB thotë se për të kanë njohuri se në mënyrë të drejtpërdrejtë ose në mënyrë indirekte është i përfshirë në incidentin që ndodhi më datë 21 të këtij muaji në fshatin Goshincë.
Ajo tha se aksioni i djeshëm i MPB-së ka qenë i suksesshëm sepse është gjetur një pjesë e armatimit të vjedhur nga policia, siç tha ajo nga 40 terrorist.(INA)