Ndërkohë emrat e këshilltarëve shqiptarë të zgjedhur, tregojnë arrogancën e hapur mospërfillëse dhe moskokëçarëse të pushtetit ndaj shqiptarëve. Përmes këtyre emrave, pushteti në duart e sllavëve, jep mesazhin e qartë për modelin e “politikanit” shqiptar, të pranueshëm për ta. (Afrim Fanda)
Reagimi vjen për lajmin:
Kovaçevski me 15 këshilltarë, vetëm 2 prej tyre shqiptarë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut në mënyrë drastike ka zvogëluar numrin e këshilltarëve, për dallim nga paraardhësit e tij që i kishin me dhjetëra.
Por Kovaçevski ka vendosur që të ketë vetëm15 këshilltarë të jashtëm, dhe se emrat e tyre janë bërë publik përmes një liste që e ka publikuar Fokus.
Nga 15 këshilltarët, kryeministri aktual është përkujdesur që të ketë edhe dy këshilltarë shqiptarë: Ismet Ramadani, veteran i politikës, i cili do ta këshilloj për proceset euroatlantike si dhe Edmond Ademi, zyrtar i LSDM, ish-ministër pa portofol, i cili do të jetë për politikën e jashtme.