Gazeta e njohur kroate “Jutarnji List” përmes një analize thekson ndikimin e theksuar rus në Maqedoni dhe tentimin për destabilizimin e tij, transmeton INA.
Në analizë shkruan se ky shtet që edhe më tej është pa emër për shkak të kontestit me Greqinë, praktikisht tanimë disa muaj nuk po funksionon.
“Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 dhjetor, mirëpo çështja është se ato a do të sjellin zgjidhje”, thekson gazeta.
Më tej thuhet se vendi përballet me ndarje dhe qëndrime kontradiktore të opsioneve maqedonase dhe atyre shqiptare. “Edhe këtu Rusia mund të ketë rolin e saj kryesor, pasi që është e njohur se ajo përkrahë ‘kryeministrin teknik’ Nikolla Gruevski dhe presidentin Gjorgje Ivanov, të cilët me vendimin për amnestimin për aferën e përgjimeve kanë nxitur krizë në Maqedoni. Nga ana tjetër, Brukseli qëndron në anën e udhëheqësit opozitar Zoran Zaev”, nënvizon analiza e gazetës së mirënjohur kroate. (INA)
ANALIZA E PLOTE: PIKAT E NXEHTA NE BALLKAN
http://www.jutarnji.hr/vijesti/hrvatska/zarista-koja-mogu-planuti-prijetnja-kaosa-nadvila-se-nad-zemlje-bivse-sfrj-u-regiji-cvjetaju-nestabilnost-i-uzajamna-napetost-a-sve-koristi-putin/5155072/