Kandidatja për kryetare të shtetit që mbështet nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Gordana Siljanovska Davkova në emisionin debatues në RTM akuzoi kundërkandidatin Stevo Pendarovski se gjatë trazirave në Gostivar dhe Tetovë ka punuar në MPB.
Siljanovska përmendi edhe rastet që gjatë nëntëdhjetave si themelimi i Universitetit të Tetovës dhe trazirat në Gostivar që, sipas Siljanovskës i ka bërë partia që tashmë është në pushtet, apo LSDM që mbështet Stevo Pendarovskin, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kandidatja e OBRM-PDUKM-së gjithashtu përmendi se shqiptarët do të zgjedhin konceptin e saj.
Kandidati Stevo Pendarovski tha se ai dhe qytetarët shqiptarë por edhe me koncepti i Blerim Rekës kanë qëllime të njëjta politike, dhe kjo është Maqedonia e Veriut në NATO dhe BE. Pendarovski tha se Siljanovska dhe OBRM-PDUKM është kundër Ligjit të përdorimit të gjuhëve./Telegrafi/