Katër raste të reja me koronavirus në Shkup, rritet numri në 35 të infektuar

KoronaMinistria e shëndetësisë informon se numri i personave të infektuar në vendin tonë deri në orën 12.00, është 35.

Mëngjesin e sotëm pozitiv ndaj testit të koronavirusit kanë rezultuar katër persona nga Shkupi.

Gjendja e pacientëve është stabile.

Por presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski  sot në orën dy pasdite, do t’i drejtohet qytetarëve për situatën në Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë e koronavirusit dhe rritjes së numrit të personave të sëmurë ai ka vendosur që të shpall gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas Kushtetutës, kjo gjendje mund të zgjat 30 ditë. Neni 125 i Kushtetutës gjendje e jashtëzakonshme mund të shpallet në rast të epidemive dhe fatkeqësive natyrore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>