“Kërkesat e Bullgarisë ndaj Maqedonisë nuk përmbajnë asnjë shenjë sekrete pasi të gjitha janë të regjistruara në evidencën publike të Kuvendit të Bullgarisë”, kështu pohuan sot nga Ministria e Jashtme e Bullgarisë, pas akuzave të opozitës bullgare se kryeministri Kiril Petkov po mundohet ti ndihmoj Maqedonisë më largimin e vetos, ani pse kërkesat bullgare mund të mbeten peng nga Kuvendi i Maqedonisë.
“Dokumentet negociouse mes Bullgarisë dhe Maqedonisë nuk janë të klasifikuara dhe janë të regjistruara në evidencën publike të Kuvendit Kombëtar dhe Këshillit të Ministrave të Bullgarisë”, njoftuan nga MPJ e Bullgarisë.
Kjo deklaratë vjen pikërisht në kohën kur në Kuvendin e Bullgarisë po debatohet për iniciativën për votëbesimin e Qeverisë së Petkovit, nga e cila partia u tërhoq partia “Ka një popull të tillë” (ITN) nga radhët e të cilit vjen Gençovska.
Gjatë debatit të sotëm për iniciativën, bashkëpartiaku i Gençovska-s, deputeti Toçko Jordanov, e cilësoi Petkovin si “tradhtar kombëtar” dhe e akuzoi atë se punon me këshilltarët e tij “kundër interesit kombëtar të Bullgarisë në Maqedoni”.
“Unë do ta përmend një shembull ku kam marrë pjesë. Njëra është kur më tha Petkovi: “Duhet të bëjmë diçka për çështjen e gjuhës me Maqedoninë, sepse maqedonasit e duan”! Më duhej ta ndaloja dhe të thoja që Bullgaria nuk e pranon pakicën bullgare. Dhe kjo është është shënuar në procesverbalin e Këshillit të Ministrave, sepse ka qenë takim zyrtar”, tha Jordanov në fjalimin nga foltorja e Kuvendit.
Petkov sot para mediave u shpreh optimist se qeveria e tij nuk bie, sepse populli bullgar kërkon një zgjidhje me Maqedoninë pavarësisht veprimeve politike të opozitës.