Kërkohet publikimi i bisedave të Nevzat Bejtës me të akuzuarin Fejzi Aziri, Bejta nuk komenton gjë

Smillkovc-MonstraPas seancës së rastit “Monstra”, Bejdi Ajdari ka kërkuar të publikohen inçizimet e bisedave në mes vëllait të tij, Fejzi Aziri dhe ish-kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Ai tha se, nëse bisedat janë private, atëherë do të ishte qesharake që të publikohen.

“Theksoj se vetura “Opel Omega” nuk është ajo çka është vendosur në internet, ndërsa tha se ajo nuk është veturë e “alfave” por e një personi tjetër. Nëse u kujtohet, unë nuk kam thënë që vetura ishte e “alfave”. Personi i tretë, gjegjësisht maqedonas, ka deklaruar se vetura ishte e “alfave” dhe ka qenë i arrestuar me të. Nëse nuk është kjo, pse gjyqi i mëparshëm nuk e ka marrë si dëshmi për të akuzuarit? Pse fshihet vetura? I kujt ishte telefoni, çfarë bisedash kishte, sepse siç tha, kanë udhëhequr hetime paralele. As për ne nuk është e lehtë”, tha Bejdi Ajdari, vëllai i të akuzuarit Fejzi Aziri, i cili sot nuk erdhi në seancë, citon Telegrafi Maqedoni.

Ajdari pyet se me çfarë kushti PSja e ka marrë rastin “Mostra”, gjegjësisht se këtu ka dëgjime telefonike në mënyrë të paligjshme, ndërsa nga aty do të dalin kryerësit e vërtetë të rastit.

Përndryshe, rasti “Monstra” është anuluar për me 15 maj për shkak të mungesës së të akuzuarit Fejzi Ajziri.

Nga ana tjetër, Nevzat Bejta nuk ka dhënë asnjë koment rreth përmendjes së emrit të tij për këtë rast. Ai është përgjigjur për agjencinë Makfax, se ndodhet jashtë vendit dhe nuk mund të komentojë asgjë, edhe pse pyetjen nuk e kishte dëgjuar ende. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>