Këta janë emrat e funskionarëve të Selës në qeverinë e re

Ziadin-SelaPas formimit të qeverisë dhe kabinetit qeveritar radhën e kanë funksionerët e eshalonit të dytë dhe të tretë. Në opinion qarkullojnë emra të ndryshëm në pozita të zëvendës ministrave apo drejtorëve në institucionet më të rëndësishme të shtetit.

TetovaSot mëson se sonte dhe gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen bisedimet mes partive të koalicionit qeveritar ku edhe do të caktohen emrat dhe do të ndahen resoret e kulaçit qeveritar. Nga burime brenda LR-PDSH-së, arritëm të mësojmë disa emra që qarkullojnë dhe janë pjesë e kalkulimeve për poste të ndryshme.

Remzi Mehmedi nga dega e Kërçovës pritet të emërohet në pozitën e zëvendës ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Adnan Neziri nga Tetova ose Elmi Aziri nga Kumanova përfliten në postin e zv. ministrit të financave. Nënkryetari i kësaj partie, Agon Ferati flitet se do udhëheqë me Postën e Maqedonisë.

Nga dega e Bërvenicës si emër i sigurtë flitet Muhamet Berzati si zëvendës sekretar i qeverisë ose i Parlamentit (varësisht se cili pozicion do ti takoje Aleancës). Udhëheqësi i departamentit për informim në LRPDSH, Flakron Bexheti, përflitet si zëdhënës i ardhshëm i qeverisë së Maqedonisë.

Gjithashtu rajonit të Kumanovës dhe Likovës do ti takojnë edhe disa pozita tjera si Adrian Demiri në Inspektoratin Sanitar dhe Higjienik dhe Mevludin Sinani në Inspektoratin e Punës. Samet Rramani nga dega e Gostivarit përflitet në krye të Drejtorisë së Fluturimeve Civile.

Pozita të rëndësishme priten të marin kuadro nga degët e Çairit, Zhelinës, Vrapçishtit, Tearcës dhe Haraçinës. Këto degë do të marrin pozita të sekretarëve shtetëror apo inspektorate, ku sipas burimeve tona, Çairi mund të përfaqësohet me sekretar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, nga Zhelina në postin e Drejtorisë kundër larjes së parave dhe antiterrorizëm flitet emri i Evzal Elmazit.

Saraji pritet të drejtojë me Hekurudhat, Dibra do të ketë sekretar shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa me agjencionin për zhvillimin e Bujqësisë pritet të udhëheq Rruzhdi Matoshi.

LRPDSH-së do ti takojnë edhe drejtoritë e disa klinikave në Shkup dhe rajon, si ajo e Tetovës, në Strugë dhe Manastir. Gjithashtu mësojmë se një pjesë e emrave që fliten, do të jenë adutet e Selës për zgjedhjet lokale. (ina)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>