Bashkimi Evropian pret nga liderët politik në Republikën e Maqedonisë që të gjejnë zgjidhje për krizën politike në vend.
Këtë porosi e përsëriti sot në emër të Brukselit zyrtar, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic.
“ Shumë mirë është i njohur pozicioni i jonë në lidhje me krizën politike që po zgjat në IRJM. Ne si BE jemi në kontakt të vazhdueshëm me partitë dhe palët e përfshira.
Ne presim nga liderët në Shkup që të gjejnë zgjidhje nga kriza për rrugën euro atlantike të vendit dhe për të mirën e qytetarëve.
Duke folur në këtë kontekst, mund që të ju them se kontaktet në terren janë të ndërmjetësuara nga ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve”, deklaroi Kocijancic. (ina)