“Komitët” sulmojnë disa shqiptarë nga Batinca e Shkupit

shqiptar te rahurRikthehen incidentet e përgjakshme nëpër rrugët e Shkupit, ku në shënjestër sërish ishin disa të rinj shqiptarë. Pas ndeshjes midis Vardarit dhe Shkupit, dhjetëra persona kanë qenë cak i sulmit të huliganëve të cilët kanë goditur gjithçka që u dilte përpara duke mos kursyer as gratë e fëmijët. Burhan Ismaili, nga fshati Batincë i Shkupit I cili së bashku me kushëririn e tij 14 vjeçar kanë qenë më rëndë të sulmuar është i bindur se sulmuesit ishin tifozët e klubit të futbollit Vardari, ‘Komitët’.

“Isha në telefon duke shkruar edhe e ngrita kokën, më ishin afruar 5 metër dhe më goditën me shishe. Unë e humba vetëdijen dhe rashë në tokë. Edhe djalin e xhaxhait 14 vjeçar e kishin rrahur. Ishin disa me maska, ishin Komitët dhe na shanë, vdekje shqiptarëve”, deklaroi Burhan Ismaili, banor i fshatit Batincë.

“Aty kishte gra me shamia, fëmijë. Kishin dalë me shëtit, ju shkoi piskama. I rrahën edhe gratë, kishte edhe vajza nga 15 vjet të gjitha iknin nga ura duke bërtitur. Edhe djali axhës është njëjtë I lënduar. Ai është 14 vjeçar, i kanë nxjerr xham nga koka, njëson e kanë goditur me shishe dhe krahun e ka në gips”, tha Abdylsamet Ajdini, kushëri i të lënduarve.

Të tmerruar nga ngjarja e ndodhur një natë më parë, viktimat e huliganëve kanë kërkuar përgjegjësi nga partitë politike shqiptare për incidentet e këtilla. Ata thonë se tani e tutje nuk ndjehen të sigurt për të lëvizur në qendrën e Shkupit, ndërsa shfaqin edhe mosbesimin se autoritetet do të mund ta zbardhin rastin.

“Ali Ahmeti ku është? Ai duhet të dalë të flasë se çka është duke ndodhur me shqiptarët. Kjo është katastrofë e madhe. Të rrihen fëmijët 14 vjeçar në qendër, kjo është katastrofë e madhe”, u shpreh Abdylsamet Ajdini, kusheri i të lënduarve.

Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar incidentet e ndodhura. Sipas policisë sulmuesit në sheshin Maqedonia kanë qenë të maskuar, ndërsa ata në bulevardin Aradhat Partizane me fytyra të zbuluara.

“Mbrëmë rreth orës 23 në sheshin Maqedonia më shumë persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht tre persona të moshës, 14, 20 dhe 23 vjeç. Të njëjtit kanë marrë lëndime trupore dhe njëri prej tyre është dërguar në qendrën emergjente në Shkup, ndërsa dy të tjerët në spitalin e qytetit. Sektori I Punëve të Brendshme në Shkup ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren masa për zbulimin dhe kapjen e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të rastit. Mbrëmë 15 minuta pas mesnate, në rrugën Nikolla Parapunov, disa perona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy persona të moshës 24 vjeçare nga Velesi duke I goditur me gjësende të forta, ndërsa ua kanë dëmtuar edhe veturën pas çka janë larguar nga vendi i ngjarjes”, deklaroi Liza Bendeska, SPB Shkup.

Megjithatë nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë dashur të konfirmojnë pohimet e të sulmuarve se prapa incidentit qëndrojnë tifozët e njohur si ‘Komitët’. Sipas MPB-së për momentin po punohet në zbulimin e autorëve , që më pas të përcaktohen motivet e sulmit.

Arben Zeqiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>