Komuna e Tetovës largon drunjtë në rrugën “Strasho Pinxhur”, “Më mirë për Tetovën” kërkon përgjegjësi juridike

zhdukesit e drunjve 2Komuna e Tetovës informon se sot kanë filluar punimet për rregullimin e tërësishëm në rrugën “Strasho Pinxhur”.

Nga Komuna thonë se do të bëhet edhe zëvendësimi i drunjve, për shkak të siç thonë, vjetërsisë së tyre dhe dëmtimit të trotuareve,  njofton Telegrafi Maqedoni.

“Drunjtë do të zëvendësohen me të tjerë të cilët nuk do të dëmtojnë trotuaret. U apelojmë qytetarëve që të kenë mirëkuptim, sepse rruga do të jetë e bllokuar deri në përfundimin e të gjitha punimeve. Së shpejti edhe në këtë pjesë të qytetit do ta kemi rrugën e rregulluar dhe në funksion për të gjithë qytetarët dhe bizneset që gjinden në atë pjesë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndërkohë për largimin e drunjve në këtë rrugë, ka reaguar këshilltari i iniciativës “Më mirë për Tetovën”, Hamdi Sulemani.

Ai në një postim në Facebook kërkon që komuna të arsyetojë në baza juridike prerjen e drunjve.

zhdukesit e drunjve“Urgjentisht të arsyetohet ne bazë juridike prerja e Drunjëve! Elaborati i ambientit jetesore as nuk egziston per kete Rekonstruim. Pergjegjesi…”, (sic) shkruan Hamdi Sulemani.

Punimet në këtë rrugë në Tetovë filluan në mandatin e kryetares së kaluar Teuta Arifi, ndërsa ende nuk kanë përfunduar.

Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>